21.01.2015 Views

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

sistemit merit. Se sa vërtet do të realizohen në praktikë këto përpjekje legjislative,

do të tregojë koha, sidomos po të merret parasysh fenomeni i tretjes së partisë në

administratë në kohën e sistemit njëpartiak, praktika dhjetëvjeçare e tranzicionit

dhe përvoja e pamjaftueshme e zhvillimit të demokracisë së re në këto vende.

Përveç kësaj, kultura, tradita, zakonet e ngulitura dhe mentaliteti, si

karakteristika kombëtare, kanë një ndikim të konsiderueshëm në realizimin

konkret të sistemit merit të normuar me ligj.

Si bëhet përzgjedhja e kandidatëve për nëpunës shtetërorë sipas Ligjit për

Nëpunës Shtetërorë në Republikën e Maqedonisë

Pas konkursit publik të shpallur nga Agjencia për Nëpunës Shtetërorë 11 për

plotësimin e vendit të punës në shërbimin shtetëror, sekretari i përgjithshëm,

përkatësisht sekretari shtetëror ose funksionari i cili e udhëheq organin të

përfshirë me Ligjin në të cilin nuk emërohet sekretari i përgjithshëm, përkatësisht

sekretar shtetëror, formon komision intern për zbatimin e procedurës së punësimit

të nëpunësit shtetëror. Komisioni përbëhet prej 5 anëtarëve: nëpunësi shtetëror

udhëheqës më i lartë – sekretari shtetëror / sekretari i përgjithshëm, dy nëpunës

shtetërorë udhëheqës dhe një nëpunës shtetëror profesional nga organi dhe një

përfaqësues i Agjencisë për Nëpunës Shtetërorë (Agjencia), me ç'rast në përbërje

të komisionit duhet të sigurohet përfaqësimi përkatës dhe i drejtë i qytetarëve që u

përkasin të gjitha bashkësive. Përjashtim, bën kur si anëtar i jashtëm i këtij

komisioni mund të caktohet personi profesional, varësisht nga kushtet që

kërkohen për vendin përkatës të punës.

Kandidatët që janë paraqitur në konkursin publik dhe që i plotësojnë

kushtet (kushtet e përgjithshme dhe ato të veçanta, po qe se parashikohen për

vendin konkret të punë) japin provim profesional në Agjenci. Provimit nuk i

nënshtrohen, siç u tha edhe më sipër, kandidatët për vendet e punës me titullin e

bashkëpunëtorit të ri dhe të referentit të ri, të cilët në shërbimin shtetëror hyjnë

me statusin e nëpunësit shtetëror – praktikantit.

Në bazë të rezultateve të provimit, Agjencia përgatit listën prej të paktën 5

kandidatëve më të suksesshëm të cilët e kanë dhënë provimin, të cilën ia paraqet

Komisionit.

11 Kërkesën për punësime të reja të nëpunësve shtetërorë, organet ia paraqesin Agjencisë, e cila e shpall

konkursin publik të paktën në dy gazeta ditore, të paktën njëra prej të cilave që botohet në gjuhën

maqedonase si dhe në gazetat që botohen në gjuhën që e flasin të paktën 20 % e qytetarëve të cilët flasin

gjuhë zyrtare e cila dallohet nga gjuha maqedonase.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!