21.01.2015 Views

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Pra, siç thamë edhe më sipër, ushtruesi i jashtëzakonshëm i punëve – nëpunësi

shtetëror i cili rregullisht e merr vlerësimin “dallohet” ka mundësi të përparojë

shumë më shpejtë në shkallët horizontale të karrierës. Në anën tjetër, nëpunësi

shtetëror i cili e ka marrë shkallën e caktuar të karrierës, por që është vlerësuar

me vlerësimin “nuk kënaq”, e humb të drejtën e shtesës për karrierën deri në

vlerësimin e ardhshëm. Në atë periudhë, atij i paguhet vetëm rroga bazë dhe

shtesa e rrogës për titull. Nëpunësi shtetëror ndërkaq, i cili ende nuk e ka marrë

shkallën e karrierës në titull, në rast vlerësimi “nuk kënaq” merr shtesën e rrogës

për titullin, të pakësuar për 5 %.

Vlerësimi i punës së nëpunësve shtetërorë ndërlidhet edhe me përparimin

gjatë marrjes së vlerësimit “nuk kënaq”, gjë që u elaborua paraprakisht në këtë

kapitull.

Por, një vëmendje të veçantë meriton lidhja ndërmjet vlerësimit vjetor të

nëpunësve shtetërorë dhe pushimit të marrëdhënies së nëpunësisë. Me Ligjin

parashikohet që nëpunësit shtetëror t’i pushojë marrëdhënia e nëpunësisë po qe se

dy herë me radhë apo tri herë gjatë një periudhe prej 5 vitesh merr vlerësimin

“nuk kënaq”. Kjo zgjidhje është në përputhje me tendencën e zhvillimit të

shërbimit shtetëror profesional, kompetent dhe specialistik në të cilin nuk do të

duhej të tolerohej puna e keqe që shkon në dëm të kryerjes së funksioneve të

organeve dhe të realizimit të të drejtave dhe të interesave të qytetarëve dhe të

subjekteve të tjera juridike.

Përcaktimi i modelit optimal të vlerësimit të punës së nëpunësve shtetërorë

është një sfidë tejet serioze për Agjencinë e Nëpunësve Shtetërorë. Duke marrë

parasysh rëndësinë që i ëshë dhënë këtij procesi në përpjekjet për përmirësimin e

cilësisë së kryerjeve të punëve në shërbimin shtetëror në përgjithësi edhe

konsekuencat nga vlerësimi përkitazi me nëpunësit shtetërorë individualë, gjatë

zhvillimit të modelit të vlerësimit do të duhet të merren parasysh dhe të

përpunohen shumë elemente me të cilat do të zbutet rreziku i marrjes së

vlerësimeve të pasakta, të njëanshme dhe të pandershme. Nga njëra anë, është

parë se përpjekjet e këtilla gjithmonë janë të rënda dhe të shtrenjta, kurse nga ana

tjetër, vlerësimi që nuk bazohet në vlerësime të sakta, të paanshme dhe të

ndershme shkakton më tepër pasoja negative sesa pozitive lidhur me përmirësimin

e kryerjes së punëve. 24

8. Stërvitja e nëpunësve shtetërorë

24 Making Evauations Useful, Gary J. Reid, April 9, 1997 (tekst i pabotuar), f. 1

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!