21.01.2015 Views

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

egullohen në disa dispozita ligjore dhe akte nënligjore, me ç'rast zbatohen në

masë të madhe dispozitat e Ligjit për marrëdhënie pune.” 8

Qëllimi i miratimit të Ligjit për nëpunës shtetërorë është që duke i

afirmuar parimet e administratës shtetërore profesionale, të depolitizuar, efektive

dhe të përgjegjshme që siguron kryerjen cilësore dhe në kohë të shërbimeve për

qytetarët, të kapërcehet modeli i vjetëruar i organizimit të shërbimit shtetëror në

të cilin ekzistonin teknika rigjide dhe të vjetëruara të administrimit të resurseve

njerëzore dhe në të cilin të drejtat, detyrimet dhe përgjegjëtë e nëpunësve nuk

ishin aq të saktësuara, sikundër që nuk ekzistonin as rregulla të qarta për

përzgjedhje, për punësim, për shpërblim dhe për përparim të bazuar në aftësi.

Ligji i nëpunësve shtetërorë rregullon statusin, të drejtat, detyrimet dhe

përgjegjësitë e nëpunësve shtetërorë si dhe sistemin e rrogave dhe të

kompensimeve të rrogave të nëpunësve shtetërorë.

Ligji jep përkufizimin kompleks të nocionit nënpunës shtetëror, në të cilin

është inkorporuar kriteri funksional dhe organizativ: lloji dhe karakteri i punëve

dhe i detyrave që i kryejnë nëpunësit shtetërorë dhe organet në të cilët punojnë.

Pra, sipas kriterit funksional (ose material), nëpunës shtetëror është personi

i cili kryen punën profesionale, normative-juridike, ekzekutive, administrativembikëqyrëse

dhe i cili i zgjidh punët administrative në përputhje me ligjin.

Mirëpo, sipas kriterit organizativ, i cili e plotëson kriterin funksional dhe paraqet

kufizim dhe konkretizim të mëtutjeshëm të nocionit nëpunës shtetëror, nëpunës

shtetëror do të konsiderohet personi i cili i kryen punët e lartëpërmendura dhe i

cili është i punësuar në organet që vijojnë: në organet e administratës shtetërore,

në shërbimet profesionale të Kuvendit të RM-së, të Presidentit të RM-së, të

Qeverisë, në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën Supreme, në gjykata, në Këshillin

Gjyqësor Republikan, te Avokati Popullor, në Prokurorinë Publike, në Agjencinë

për Nëpunës Shtetërorë, në Entin Shtetëror të Revizionit dhe në administratën

komunale, përkatësisht në administratën e njësive të vetëqeverisjes vendore.

Menjëherë mund të konstatohet se Ligji për nëpunës shtetërorë ka të bëjë

me nëpunësit të cilët i ushtrojnë punët që ndërlidhen me funksionet e shtetit në tri

degët e pushtetit: ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe në vetëqeverisjen vendore.

Me këtë hiqet dorë nga shfrytëzimi i termit të deritanishëm administratë dhe

nëpunës administrativ dhe vihet në përdorim termi nëpunës shtetëror dhe shërbim

8 Strategjia për reformën e administratës publike në Republikën e Maqedonisë, Qeveria e RM-së, maj

1999; f. 15.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!