21.01.2015 Views

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

cili do të përparohet në titull më të lartë i paguhet rroga bazë dhe shtesa e titullit

në të cilin është përparuar, por jo edhe shtesa për shkallën Ç, për shembull, deri

në të cilën ka arritur në karrierën horizontale të titullit më të ulët.

Pas përjashtimit të rregullit për numrin e nevojshëm të viteve të përvojës së

punës në shërbim, nëpunësi shtetëror i cili dy vjet radhazi do të vlerësohet me

vlerësimin “dallohet” mund të përparohet në karrierë horizontale për një vit më

herët siç parashikohet me rregullin e rëndomtë.

Pasi të plotësohen këto dy kushte (vlerësimi dhe stazhi) për përparimin në

karrierën horizontale, për marrjen e shkallës përkatëse të karrierës nevojitet që

nëpunësi shtetëror që ëshë epror i drejtpërdrejtë të japë propozim për këtë, kurse

funksionari që e udhëheq organin ta pranojë këtë propozim.

Pra, del se për t’u fituar shkalla e fundit e karrierës në titullin përkatës -

shkalla Ç, nëpunësit shtetëror i nevojiten të paktën 12 muaj përvojë pune, përveç

në rastet e nëpunësve me rezultate të jashtëzakonshme konstante në punë, të cilët

mund ta arrijnë këtë shkallë si përjashtimisht nga rregulli i rregullt, minimum për

8 vjet në shërbim. Por, kjo assesi nuk do të thotë se për marrjen e të katër

shkallëve të karrierës në titull, nëpunësve shtetërorë do t’u nevojiten vetëm 12 vjet,

për arsye se përveç plotësimit të kushteve të caktuara nga ana e tyre, për përparim

horizontal, siç thamë, nevojitet propozimi i nëpunësit shtetëror epror dhe vendimi

i funksionarit të organit.

Siç mund të konstatohet, shkallët horizontale të karrierës në një titull

lidhen drejtpërsëdrejti me institutin e vlerësimit të punës së nëpunësve shtetërorë.

Duket se vlerësimi ndikimin e vet kryesor e luan pikërisht në lëmin e karrierës

horizontale të nëpunësve, më shumë se sa në lëmin e përparimit në titull më të

lartë.

7. Vlerësimi i nëpunësve shtetërorë

Vendosja e mekanizmave për vlerësimin dhe për kontrollin e punës së

nëpunësve shtetërorë paraqet risi në sistemin e shërbimit shtetëror në Republikën

e Maqedonisë, që ka për qëllim ta përforcojë përgjegjësinë dhe cilësinë e punës së

kryer dhe të shërbimeve të dhëna, si dhe ta përmirësojë efektivitetin e punës.

Regjimi i vlerësimit të punës në intervale kohore vjetore i përfshin të gjithë

nëpunësit shtetërorë me përjashtim të sekretarit shtetëror, përkatësisht sekretarit

të përgjithshëm. Vlerësimi bëhet në bazë të ndjekjes së punës të nëpunësve

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!