21.01.2015 Views

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

objektivave të reformës së administratës publike dhe të shërbimit shtetëror gjatë

periudhës së kaluar dhjetëvjeçare, u përcaktuan për të ndërtuar sisteme të

karrierave, Republika e Maqedonisë zgjedhjen e bëri në dobi të sistemit të vendeve

të punës. Në ekspozenë e mëtutjeshme do t’i përcjellim determinantët dhe

karakteristikat themelore të sistemit tonë (të përzier) të vendeve të punës, i cili

pritet të jetësohet pikërisht në periudhën që pason.

2. Nëpunësi shtetëror sipas Ligjit për nëpunës shtetërorë të Republikës së

Maqedonisë

Me Ligjin për nëpunës shtetërorë, të miratuar në korrik të vitit 2000 4 , për

herë të parë pas një kohe të gjatë në Republikën e Maqedonisë vihet në përdorim

nocioni dhe statusi i nëpunësit shtetëror.

Në regjimin socialist paraprak, Ligji për nëpunësit publikë nga viti 1957 5

ishte ligj i fundit me të cilin rregullohej statusi i veçantë i nëpunësve në

veprimtaritë “joprodhuese” dhe posaçërisht rregullohej statusi i nëpunësve në

organet shtetërore. Me miratimin e Kushtetutës së RSFJ-së në vitin 1963, statusi i

veçantë i këtillë u braktis (u vendos barazimi në regjimin juridik ndërmjet punës

mendore dhe punës fizike, përkatësisht barazimi i pozitës ekonomiko-shoqërore të

të punësuarve) dhe nëpunësia u vu nën regjimin e legjislacionit të përgjithshëm të

punës. Ky është proces që i ka rrënjët e veta qysh në vitin 1950 dhe në fillimet e

vendosjes së vetëqeverisjes socialiste, gjë që paraqiste kthesë nga periudha e

socializmit administrativ në të cilin shteti (me qëllim të zbatimit të ndryshimeve

revolucionare) ende kishte rol të fuqishëm. Në periudhën e deetatizimit dhe të

demokracisë së vetëqeverisjes socialiste vend mbizotërues kishte doktrina për

shtetin nga periudha kalimtare i cili duhet të shuhet. Si pasojë e zhvillimit të

këtillë, në periudhën e demokracisë së drejtpërdrejtë të vetëqeverisjes socialiste

(1963-1974), siç theksuam tanimë, pozita e të punësuarve barazohet dhe humbet

statusi i posaçëm i nëpunësve në administratën publike. Aq më tepër, në bazë të

Kushtetutës të vitit 1963, u miratua Ligji themelor për vetëqeverisjen e punonjësve

në organet e administratës, kurse në vitin 1965 ligje të tilla u miratuan edhe në

disa republika të tjera në kuadër të ish-RSFJ-së.

Me vendosjen e bazave për themelimin e sistemit të ri ekonomik dhe politik

në vitin 1990 (me amendamentet e Kushtetutës së RSM-së të vitit 1974), në

4 “Gazeta zyrtare e RM-së Nr. 59/2000, 112/2000, 34/2001, 103/2001, 43/2002, 98/2002, 17/2003,

40/2003 dhe 85/2003.

5 Ligji për nëpunësit publikë, “Gazeta zyrtare e RPFJ-së” Nr. 53/57.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!