21.01.2015 Views

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shumës njëmujore të rrogës që i është paguar nëpunësit shtetëror në muajin para

se ta ketë kryer shkeljen disiplinore.

Për zhvillimin e procedurës për shkeljen disiplinore, funksionari i cili e

udhëheq organin formon Komision për zhvillimin e procedurës disiplinore. Në

këtë Komision të përbërë prej 3 anëtarëve, njëri është nëpunës shtetëror

udhëheqës, i dyti është nëpunës shtetëror me gradë të njëjtë që e ka edhe nëpunësi

kundër të cilit zhvillohet procedura, kurse anëtari i tretë është nga Agjencia e

Nëpunësve Shtetërorë.

Gjatë procedurës disiplinore, Komisioni duhet t’i mundësojë nëpunësit

shtetëror që të deklarohet lidhur me të gjitha deponimet që ekzistojnë kundër tij, e

pas zbatimit të procedurës ai i propozon funksionarit masë disiplinore përkatëse,

për çka ai nxjerr aktvendim. Kundër këtij aktvendimi nëpunësi shtetëror ka të

drejtë t’i paraqesë Agjencisë së Nëpunësve Shtetërorë brenda 8 ditëve nga data e

dorëzimit të aktvendimit.

9.2. Përgjegjësia materiale (dhe përgjegjësia për dëmin që u është

shkaktuar personave të tretë)

Ligji ynë dallon dy situata lidhur me ekzistimin e përgjegjësisë materiale të

nëpunësit shtetëror. Situata e parë ka të bëjë me rastet kur nëpunësi, me rastin e

kryerjes së punëve të veta i ka shkaktuar dëm vetë organit në të cilin punon.

Situata e dytë ndërlidhet me rastet kur nëpunësi shtetëror, gjatë kryerjes së

detyrës zyrtare i ka shkaktuar dëm material personit të tretë, përkatësisht

qytetarit ose personit juridik.

Në situatën e parë, nëpunësi shtetëror është përgjegjës për dëmin të cilin në

punë ose në lidhje me punën, ia ka shkaktuar organit me qëllim apo nga

pakujdesia e plotë.

Në rastet e këtilla ekzistimi i dëmit material, lartësia e tij, rrethanat në të

cilat është shkaktuar ai, kush e ka shkaktuar atë dhe kush do ta kompensojë atë,

konstatohet në mënyrë interne, përkatësisht këtë do ta konstatojë komisioni i

formuar nga funksionari i cili udhëheq organin. Në bazë të raportit të Komisionit,

funksionari i cili udhëheq organin e përcakton detyrimin e nëpunësit shtetëror për

ta kompensuar dëmin.

Në situatën e dytë, për shkak të sigurisë juridike të qytetare dhe të personave

juridikë, organi në të cilin punon nëpunësi shtetëror e merr përsipër përgjegjësinë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!