21.01.2015 Views

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

1. Dy modele të shërbimit shtetëror

Në botë njihen dy sisteme të shërbimit shtetëror: sistemi i karrierës dhe

sistemi i vendeve të punës.

“Sistemi i karrierës, që mbizotëron në kuadër të Bashkimit Evropian, mund të

përshkruhet si kombinim i disa elementeve: punësimi i përjetshëm në rininë e

hershme, me perspektivën për të krijuar karrierë në kuadër të administratës

publike; përparimi kierarkik me faza të njëpasnjëshme dhe kushtet e përparimit

të përcaktuara me rregulla dhe me dispozita; supozimi se nëpunësit gjatë karrierës

së tyre do të kenë një seri të vendeve të ndryshme të punes”. 1 Për dallim nga

sistemi i karrierës, në sistemin e vendeve të punës nëpunësit shtetërorë punësohen

për të kryer punë të caktuar në vendin konkret të punës, pa iu garantuar me atë

rast e drejta e karrierës në shërbim. Në sistemin e vendeve të punës, shërbimi është

i ndarë në numër të madh të vendeve të punës.

Me fjalë të tjera, kriteri themelor sipas të cilit dallohen këto dy sisteme

është mënyra e plotësimit të vendeve të punës në shërbim, në lidhje të ngushtë me

mënyrën e përparimit – nëse hyrja në shërbim në të gjitha vendet e punës, duke

përfshirë edhe ato më të lartat, është e hapur për personat jashtë sistemit ose është

rezervuar për kuadrin ekzistues në kuadër të shërbimit shtetëror. Së këndejmi, në

sistemet e karrierës, të cilat quhet “sisteme të mbyllura” për arsye se e

përjashtojnë apo e bëjnë të pamundur mundësinë për të hyrë në shërbim diku në

mesin e shkallës së kierarkisë, nëpunësit shtetërorë hyjnë në “sistemin” e vendeve

më të ulëta të punës në përputhje me arsimimin e tyre dhe më tej në kierarki

përparojnë me automatizëm.

Për dallim nga sistemi mbyllur, sistemi “i hapur” i vendeve të punës

siguron konkurrencë më të madhe në plotësimin e të gjitha vendeve të punës

(ndokund bëjnë përjashtim vendet më të larta të punës në shërbimin shtetëror, siç

është rasti me Republikën e Maqedonisë), për arsye se është i hapur për pranimin

e personave të cilët janë jashtë administratës, por të cilët i posedojnë aftësitë dhe

kualifikimet e nevojshme për ushtrimin kompetent të punëve. Edhe në sistemin e

vendeve të punës mund të ndërtohet karrierë, ndonëse ajo nuk është e garantuar e

as që është me automatizëm, duke punuar në disa vende të ndryshme pune.

Megjithëkëtë, përparimi dhe zhvillimi në karrierë në sistemet e vendeve të punës

paraqesin në të vërtetë ripunësim në vend të ri pune.

1 Promoting Performance and Professionalism in the Public Service, SIGMA Papers Nr. 21 f. 7.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!