21.01.2015 Views

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

oge të tij. Për shpërblimin në para vendos funksionari i cili udhëheq organin, me

propozimin e nëpunësit shtetëror i cili ëshë erpror i drejtpërdrejtë i tij. Agjencia e

Nëpunësve Shtetërorë nxjerr udhëzim për kriteret e hollësishme të dhënies së

shpërblimit në para.

6.3. Karriera horizontale e nëpunësit shtetëror

Lidhur me sistemin e rrogave të nëpunësve shtetërorë, një vend të posaçëm

meriton rregullimi i mundësisë thënë kushtimisht për, përparimin horizontal të

nëpunësit shtetëror. Këtu nuk bëhet fjalë për përparimin në kuptim të mirëfilltë të

fjalës, nëpunësi e ruan të njëjtin titull, madje edhe të njëjtin vend pune. Ajo në të

cilën nëpunësi shtetëror përparon në horizontale është lartësia e rrogës së tij.

Prandaj, ky institut është vënë te kreu i Ligjit për nëpunësit shtetërorë në të cilin

rregullohet sistemi i pagesave.

Ky sistem vendos elemente të modifikuara të sistemit të karrierës në

sistemin tonë të vendeve të punës. Ai shërben si korrigjues i mundësive relativisht

të kufizuara të përparimit nëpër shkallën e kierarkisë vertikale dhe bën të mundur

një nivel të caktuar të satisfakcionit për ata nëpunës shtetërorë të cilët, për shkaqe

subjektive ose objektive, ose nuk kanë mundësi të përparojnë në titull më të lartë

për shkak të mosekzistimit të vendit të lirë të punës, ose nuk ndjehen të përgatitur

t’u përgjigjen detyrave zyrtare në titull më të lartë, edhe pse i plotësojnë kriteret

objektive të shkallës së arsimimit dhe kanë përvojë pune të duhur. Me fjalë të

tjera, afinitetet për ushtrimin e punëve të titujve më të lartë të nëpunësisë, të cilët

rregullisht ngërthejnë në vete një dozë më të madhe të përgjegjësisë dhe të aftësisë

për të drejtuar dhe për të udhëhequr një numër të caktuar nëpunësish shtetërorë

vartës, nuk janë të njëjta ndër nëpunësit shtetërorë. Një nëpunës shtetëror

profesional, ekspert në lëmin e vet, mund të jetë një menaxher shumë i keq ose jo

mjaft i aftë. Të drejtuarit, edhe pse kryesisht motivohet nga të ardhura më të

mëdha, në disa raste, siç ishte rasti i sipërthënë, shpeshherë shkakton frustracione

dhe pasoja të tjera negative për personalitetin e nëpunësit shtetëror dhe për

cilësinë e kryerjes së punës në organin në të cilin punon nëpunësi. Përndryshe,

mungesa e mundësisë së përparimit dhe të rritjes së të ardhurave, paraqet motiv

për një numër të madh nëpunësish për ta lëshuar shërbimin. Së këndejmi, e

ashtuquajtura karrierë horizontale paraqitet si një institut i përshtatshëm për

shpërblimin dhe për stimulimin e atyre nëpunësve shtetërorë profesionalë të cilët

punën e vet e kryejnë me sukses dhe në mënyrë cilësore, por të cilët nuk kanë

mundësi apo nuk duan ta shfrytëzojnë mundësinë për përparim vertikal.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!