23.01.2015 Views

KONCEPTI PËR PËRPILIMIN E LIBRIT METODOLOGJIA ... - Unicef

KONCEPTI PËR PËRPILIMIN E LIBRIT METODOLOGJIA ... - Unicef

KONCEPTI PËR PËRPILIMIN E LIBRIT METODOLOGJIA ... - Unicef

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

104

Vlerësimi i librit duhet të bëhet në bazë të kritereve që duhet

ti përmbajë çdo libër. Në bazë të Ligjit për libra për shkollim

fillor dhe të mesëm vlerësimin e bëjnë komisione recensuese

në bazë të kompetencave të tyre profesionale, si dhe në bazë

të indikatorëve që dalin nga kriteret e përgjithshme për

përpunimin e librit.

Gjithashtu, komisionet recensuese, në bazë të mendimit

profesional të çdo anëtari, japin notën përfundimtare për

çdo dorëshkrim të propozuar për librin dhe propozojnë

dorëshkrim që do të jetë i pranueshëm për libër.

Byroja e zhvillimit të arsimit përgatit pyetësor për

vlerësimet e librave të zhvilluara në pesë pjesë të veçanta (

në pajtim me kriteret për përpilimin e librave):

Pjesa e parë ka të bëjë me vlerësimin e librit në raport me

përshtatjen e dorëshkrimit me programit mësimor;

Pjesa e dytë është për përqendrimi ndaj të arriturave

bashkëkohore të fushës së caktuar shkencore dhe

përdorimi i terminologjisë shkencore në libër,

Pjesa e tretë është për përputhshmërinë e dorëshkrimit

me moshën e nxënësve,

Pjesa e katërt është për funksionin edukativ të

dorëshkrimit.

Secili anëtar i komisionit recensues i vlerëson dorëshkrimet

pavarësisht ( në përputhje me tabelën 1 – tabelën 4 të dhënat

në shtojcë) dhe jep notë për secilin indikator të theksuar

të shkallës prej 1 deri 3, me çka 1 paraqet indikator të

paplotësuar, 2 pjesërisht të plotësuar, ndërsa 3 se indikatori

është plotësisht i përpiktë në libër.

Dorëshkrimi për librin duhet të plotësoj minimum pikë për

secilën tabelë në veçanti. Në bazë të pikëve të posaçme,

komisioni zbaton vlerën mesatare nga të tre pikët në

veçanti, me çka për indikatorët e tabelës së parë nuk guxon

të jetë më e vogël se 10 pikë, për indikatorët e tabelës së

dytë nuk guxon të jetë më e vogël se 20 pikë, për indikatorët

e tabelës së tretë nuk guxon të jetë më e vogël se 16 pikë,

ndërsa për indikatorët e tabelës së katërt nuk guxon të jetë

më e vogël se 18 pikë.

Nëse një dorëshkrim ka më pakë pikë prej minimumit

të caktuar në cilën do qoftë tabelë ose në kuadër të cilës

edhe të jetë tabelë, katër anëtarët e komisionit recensues

indikator të posaçëm e kanë vlerësuar me 1, ai dorëshkrim

nuk hyn në procedurën e mëtejshme të pikëve dhe radhitjes

së librit.

Pikët e fituara futen në tabelën 6 në radhët, në pajtim me

indikatorët, të shënuara prej I deri në IV.

Në tabelën 5 komisioni recensues (bashkërisht) duhet të

jep mendim përmbledhës (narrativ) mendim profesional për

dorëshkrimin (prej 250 – 300 fjalë) dhe të jep notën e vetë

prej 1 – 5.

Nëse ndonjë prej anëtarëve të komisionit recensues ka

shprehur mendimin, e njëjta shkruhet në pjesën narrative.

Pikët e tabelës 5 shtohen në radhën e V të tabelës 6 dhe

nxirret notë përfundimtare e shprehur në numra, me çka

nënshkruhen të gjithë anëtarët e komisionit recensues.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!