23.01.2015 Views

KONCEPTI PËR PËRPILIMIN E LIBRIT METODOLOGJIA ... - Unicef

KONCEPTI PËR PËRPILIMIN E LIBRIT METODOLOGJIA ... - Unicef

KONCEPTI PËR PËRPILIMIN E LIBRIT METODOLOGJIA ... - Unicef

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libri ka marrë vend të rëndësishëm në procesin edukativomësimor

dhe paraqet mjet themelor dhe integral për

nxënien e njohurive dhe për njohjen më të lehtë të nocioneve

dhe informatave. Roli i tij kryesorë është që në mënyrë

didaktike ti klasifikojë përmbajtjet mësimore dhe shkencore,

në pajtim me kërkesat pedagogjike dhe funksionin

edukativo- arsimor të shkollës.

Në këtë drejtim nënkuptojmë se libri është burim i njohurive

dhe mjet mësimor i cili përdoret për arritjen e qëllimeve

edukativo-arsimore në mësim dhe të mësuarit. Libri i

mundëson nxënësit ti arrijë standardet e njohurive dhe

ta nxisë zhvillimin e aftësive: në lëmin kognitiv ( nga të

kuptuarit, zbatimin e njohurisë, analizës, sintezës deri

te vlerësimi ), në lëmin afektiv ( nga zhvillimi i aftësive

për pranimin dhe marrjen e vlerësimeve deri te formimi

i qëndrimeve ) dhe në lëmin psikomotorik ( nga nxitja

e librit me aktivitete të paramenduara deri te përfitimi i

shkathtësive manipuluese dhe vlerësimi individual i punës

praktike ).

Varësisht nga natyra e lëndës mësimore mund të ofrohet

vetëm libër ose, komplet didaktik, i përbërë prej më shumë

pjesëve (libër, fletore pune, praktikum, respektivisht

ushtrime ose mjete tjera mësimore ), në pajtim me natyrën e

procesit mësimore dhe të mësuarit.

Në praktikën bashkëkohore përveç librit rekomandohet që

të jepet edhe doracak metodologjik për mësimdhënësin.

Libri duhet të ketë karakter multimedial, i bazuar në

ndryshimet më të reja informatike dhe teknologjike në botë,

të cilat paraqesin faktorin plotësues për formësimin më të

plotë, më interesant dhe më bashkëkohor të përmbajtjes,

si dhe për plotësimin e aftësive të nxënësve (kahe digjitale

të informatave, monografive, fjalive etj). Libri duhet të jetë

i strukturuar në pajtim me konceptin multidisiplinar të

mësimit dhe kushteve reale në të cilat realizohen programet

mësimore.

Koncepti për librin i definon kushtet e përgjithshme për

përpilimin e librit për arsim fillor dhe të mesëm ku çdo

nxënës duhet:

të jetë në lidhje të ngushtë me qëllimet e definuara të

programit mësimor për lëndë të caktuara mësimore dhe

ti plotësojë qëllimet konkrete dhe ato të përgjithshme të

çdo tërësie tematike;

ti përcjellë të arriturat bashkëkohore nga lëmia e

caktuar shkencore dhe terminologjisë së pranueshme

(përkatëse) shkencore dhe të jetë sintezë e më shumë

elementeve pedagogjike, psikologjike, metodike dhe

didaktike, raporti reciprok i të cilave është korrelativ,

komplementar dhe dinamik;

` ` të shprehet në moshën e nxënësve (ti përcjell

karakteristikat zhvillimore të nxënësve , ndërsa stili dhe

gjuha të jenë të qarta dhe të kuptueshme);

Ta përforcojë komponentën edukuese, raportin pozitiv

ndaj diturisë, zhvillimin e identitetit qytetar dhe

nacional, kulturat e shumta, barabarësinë gjinore etj.

13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!