23.01.2015 Views

KONCEPTI PËR PËRPILIMIN E LIBRIT METODOLOGJIA ... - Unicef

KONCEPTI PËR PËRPILIMIN E LIBRIT METODOLOGJIA ... - Unicef

KONCEPTI PËR PËRPILIMIN E LIBRIT METODOLOGJIA ... - Unicef

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

espektivisht termet profesionale që përpilohen, si dhe

për thellimin e njohurive (përmbajtjeve elektronike, ueb

faqeve, teksteve, fotografive, vizatimeve dhe tabelave,

grafikoneve, skemave, regjistrave, vërejtjeve etj. Libri

është i preferuar të përmbajë regjistër të nocioneve,

sqarime për fjalitë e panjohura etj.

Bazueshmëria shkencore e

përmbajtjeve

Gjatë përpilimit të librit (veçanërisht gjatë vlerësimit

të tij) më me rëndësi është që autori në secilin libër

ti përmbahet të arriturave bashkëkohore nga lëmi i

caktuar shkencor dhe të përdor terminologji përkatëse

shkencore. Secila përmbajtje në libër duhet bazuar në

bazë të shkencës dhe të ofrojë informata dhe njohuri të

konfirmuara.

Libri duhet të paraqesë sintezë të elementeve

pedagogjike, psikologjike, metodike dhe didaktike,

respektivisht të bazohet në metodologjinë, të vijojë

qasje të qartë, të saktë dhe të sistemuar në përcjelljen e

informatave dhe njohurive përshtatur moshës, aftësive

dhe interesave të nxënësve.

Nëse autori përdor/ merr/citon literaturë shkencore dhe

profesionale dhe ilustrime, është i obliguar ta përmendë

burimin e literaturës së përdorur. Përfitimi i njohurive

dhe zhvillimi i aftësive të nxënësve ka të bëjë me të

gjitha nivelet e të menduarit dhe njohurive duke filluar

nga të mbajturit mend dhe riprodhimit (përdorimi

i fjalëve të reja, termeve të përdorura në përmbajtje,

fakte, mënyra dhe metoda, nocione, rregulla, parimeve

themelore, teorive, ligjshmërive etj., të kuptuarit dhe

kuptimi (sqarimi i njohurive të fjalëve të reja, fakteve,

nocioneve, rregullave, parimeve, interpretimit gjuhësor

të përmbajtjeve, shprehjeve me kuptim bartëse, sqarimi

i skemave, ilustrimeve, vizatimeve dhe shtojcave tjera

grafike, sqarimi i njohurive të nocioneve, rregullave me

fjalë përkatëse, shprehjeve, shenjave matematikore),

zbatimi i njohurive (sistematizimi i detyrave,

ushtrime dhe aktivitete në nivele të ndryshme të

ndërlikueshmërisë, përdorimi i udhëzimeve të caktuara,

formulave matematikore, zbatimi i rregullave, ligjeve,

teorive në situata konkrete ose në konstruksionin

e ri të detyrave nga elemente të reja dhe të njohura,

demonstrimi se si përdoren metodat, procedurat,

demonstrimi i përpjekjeve, ushtrime dhe nxitja e

aktiviteteve të menduara më të ndërlikuara – analizë,

sintezë dhe vlerësim (zbërthimi/analizimi i një dukurie,

teksti, detyre etj., në tërësinë logjike dhe pjesë, analizimi

i tekstit me përmbajtje letrare ose shkencore që të shihet

struktura e tij, përpilimi i kontrollit të pjesëve të një

teksti, lënde, dukurie, procesi dhe zbulimi i lidhshmërisë

përkatëse midis tyre, planifikimi i përmbajtjeve, radhitja

dhe kombinimi i elementeve në tërësi të re, dallimi i

fakteve dhe supozimeve, hulumtimi i raporteve reciproke

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!