23.01.2015 Views

KONCEPTI PËR PËRPILIMIN E LIBRIT METODOLOGJIA ... - Unicef

KONCEPTI PËR PËRPILIMIN E LIBRIT METODOLOGJIA ... - Unicef

KONCEPTI PËR PËRPILIMIN E LIBRIT METODOLOGJIA ... - Unicef

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në pajtim me Ligjin e Byrosë për zhvillimin e arsimit, si

dhe ligjin për libra të arsimit fillor dhe të mesëm, Byroja

për zhvillimin e arsimit është kompetente për përpilimin

e librit dhe metodologjisë për vlerësimin e librit.

Në këtë drejtim, këshilltarët e Byrosë për zhvillimin

e arsimit, në bazë të përvojës së deritanishme dhe

dokumenteve ekzistuese (Koncepti i librit për arsimin

fillor dhe të mesëm 1 .

Metodologjia për vlerësimin e librit për dhe arsimi i

mesëm 2 ), kanë përgatitur kritere të përgjithshme të cilat

duhet ti plotësojnë librat për arsimin fillor dhe të mesëm,

dhe kanë të bëjnë para së gjithash me harmonizimin

e librave me programet mësimore, përmbajtjes deri

te të arriturat bashkëkohore nga lëmia e përcaktuar

shkencore dhe përdorimi i terminologjisë profesioniste,

përputhshmëria e librave me moshën e nxënësve dhe

funksionit edukues të librit.

Kriteret e theksuara kanë të bëjnë me përmbajtjet e

librave, shtojcave vizuale, stilit dhe gjuhës, teksteve

plotësuese, pyetjet dhe detyrat dhe të gjitha elementet

tjera të cilat duhet ti përmbajë çdo libër bashkëkohor.

Në bazë të kritereve të përgjithshme, janë zhvilluar

kritere të veçanta për disa lëndë mësimore për lëndë të

arsimit të përgjithshëm në arsimin fillor dhe të mesëm,

ndërsa janë vendosur edhe kritere për librat për lëndët

shkencore në arsimin e mesëm profesional të përgatitura

nga Qendra për arsim të mesëm profesional dhe trajnim.

Në kuadër të dokumentit si pjesë e ndarë është vendosur

Metodologjia për vlerësimin e librave ku në bazë të

kritereve të vendosura janë realizuar indikatorë të

cilët duhet ti udhëheqin komisionet recensuese gjatë

vlerësimit të dorëshkrimeve për librat. Përveç pikësimit

apo pikësimit sipas indikatorëve të theksuar (të

shkallës prej 1 deri në 3), komisionet recensuese janë të

obliguar të japin edhe pikëpamjen e tyre dhe vlerësim të

dorëshkrimit për libër (në mënyrë narrative) dhe në bazë

të pikave për secilin aspekt të theksuar, të japin numrin e

përgjithshëm të pikave.

Byroja e zhvillimit të arsimit ka pasur për qëllim të

përgatisë sa është e mundur dokumente më të rëndomta

dhe më të qarta- Koncepti për përpilimin e librit dhe

Metodologjia për vlerësimin e librit, të cilat do të

zbatohen dhe autorëve do tu ndihmojnë në shkruarjen

e librave cilësorë, ndërsa komisioneve recensuese në

sigurimin e vlerësimit objektiv, profesional dhe cilësor të

dorëshkrimeve për libra.

11

1 Koncepti për libër për arsim fillor dhe të mesëm (2006) , Ministria e Arsimit dhe

Shkencës, Byroja e zhvillimit të arsimit, Shkup.

2 Stojanovski,T. dhe Timovski, V. (2005). Metodologjia për vlerësimin e librave për arsim

fillor dhe të mesëm, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja e zhvillimit të arsimit,

Shkup.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!