12.07.2015 Views

Njeriu dhe Ndryshimet klimatike - Erik Botime

Njeriu dhe Ndryshimet klimatike - Erik Botime

Njeriu dhe Ndryshimet klimatike - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Burimet (Mjetet)Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë materiale nga InternetiZHVILLIMIEvokimi (Brainstorming)Me një Brainstorming individual, mësuesi merr ide për problemet e mëposhtme:- Ç`do të thotë “të jetosh gjelbër”?- Përse duhen përdorur produktet natyrore?- Përse duhen përdorur produkte organike?Pasi dëgjohen përgjigjet e nxënësve, disa prej tyre shkruhen në tabelë dhemësuesi përzgjedh ato që kanë lidhje me temën e re.Realizimi i kuptimit (Leksion i avancuar)Pjesa e parë e leksionit.Në fillim mësuesi i përgatit nxënësit për aktivitetin, duke u treguar temëne leksionit dhe objektivat e tij. Mësuesi e ndan klasën në grupe me numër çift. Ushpjegon nxënësve detyrën; pra, ata duhet të hartojnë një listë mbi gjithçka dinë rrethkësaj teme. Pas një kohe prej 4-5 minutash, mësuesi u kërkon dysheve t’ua tregojnëpunën e tyre shokëve.Mësuesi shkruan në tabelë idetë e dhëna nga nxënësit dhe u tërheq atyrevëmendjen mbi problemet që trajton, të cilat vetë ata i kanë listuar më parë. Mësuesii nxit nxënësit të flasin lirisht rreth temave të prezantuara dhe u bën shpjegimetpërkatëse.Bëhen pyetjet:Përse është i nevojshëm riciklimi i mbetjeve në familje?Cilat mbetje mund të riciklohen?Diskutohen dy-tri minuta në grup. Paraqiten idetë e grupit para klasës.Pjesa e dytë e leksionit lidhet e me sjelljen si konsumatorë promjedisorë.Nxënësve u kërkohen dy-tri ide, në lidhje me këto probleme:Cilat janë disa sjellje promjedisore që mund të zbatoni në shkolla?Po në shtëpi dhe në rrugë?Çfarë roli luajnë mjetet e informimit dhe shkolla në këtë drejtim?Diskutohen dy-tri minuta në grup. Paraqiten idetë e grupit para klasës.Pjesa e tretë e leksionit lidhet me disa këshilla praktike, për një sjellje promjedisore.Nxënësve u kërkohen dy-tri ide, në lidhje me këto probleme:Cilat janë disa këshilla praktike promjedisore?Cili është roli i shkollës në edukimin e këtyre sjelljeve promjedisore?Diskutohen dy-tri minuta në grup. Paraqiten idetë e grupit para klasës.Më pas, mësuesi bën krahasimin e ideve që kanë dhënë nxënësit, ngainformacionet paraprake që ata kishin me idetë që trajtohen në temën e re, si dhe bënshpjegimin e problemeve të paqarta, duke plotësuar edhe ndonjë informacion të ri.Reflektimi (Ese)Në fund të orës së mësimit, mësuesi u kërkon nxënësve të shkruajnë, 10 minuta,një ese me temën “Tregoni se ç’bëni ju për të zbatuar një qëndrim sa më miqësor memjedisin”.33

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!