12.07.2015 Views

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Objektivi 4.4: Përmirësimi i qasjes në shërbimet shëndetësore dhe cilësisë për të gjithë fëmijët pa diskriminimInvestimet relativisht të ulëta në sektorin e shëndetësisë (nën 3% të BPV-së), kostoja e shërbimit dhe qasja evështirë në shërbimet adekuate, ka bërë që qasja në shërbimet shëndetësore të vështirësohet nga shumë barrierapër kosovarët e rëndomtë dhe trajtimi shëndetësor jashtë vendit të shndërrohet në fenomen për qytetarët e pasur.Shpenzimet e larta nga xhepi ndikojnë në mënyrë disproporcionale personat më të varfër dhe grupet tjera tërrezikuara, përfshirë fëmijët.Sipas të dhënave nga Raporti i Zhvillimit Njerëzor të UNDP 2010, ndarja buxhetore për kujdesin shëndetësor nëKosovë është 35 gjerë 45 euro për kokë banori, e që njëherit është tri deri nëpesë herë më e vogël në krahasimme vendet fqinje. Mos buxhetimi sipas nevojave të këtij sektori ndikon jo vetën në ofrimin e shërbimeve jo cilësorepor edhe në ngecje gjatë zbatimit të reformave institucionale dhe ligjore të miratuara nga Qeveria e Republikës sëKosovës.Me qëllim të ngritjes dhe shpërndarjes së barabartë të kapaciteteve njerëzore profesionale në institucionete sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës është vazhduar me funksionalizimin e plotë të shërbimevekirurgjike dhe gjinekologjike – obstetrike gjatë njëzet e katër (24) orëve në Spitalin Rajonal të Mitrovicësnëpërmjet angazhimit të kuadrove specialistike nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Edhe përkundër këtyrepërpjekjeve numri i pediatërve (165), i gjinekologëve (184) dhe neonatologëve (34) është i pamjaftueshëm,shpërndarja e profesionistëve vazhdon të mos jetë e drejtë dhe kjo rëndohet tutje nga fakti se në shumë viserurale, doktori nuk është prezent për çdo ditë. Duke synuar ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore janëkryer gjithsej 299 inspektime, prej tyre janë marra masa ndëshkuese ndaj 18 subjekteve.Në vitin 2008 është detektuar numri i fëmijëve të komuniteteve RAE të pavaksinuar, në këtë linjë është hartuar planipër vaksinim të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe në vazhdimësi është duke u punuar qëtë arrihet vaksinimi i të gjithë fëmijëve të evidentuar duke bërë vaksinimin plotësues me të gjitha vaksinat sipaskalendarit të rregullt të vaksinimit në varshmëri nga mosha. Aktiviteti nuk do të përfundoj deri sa të kemi 100%shkallën e mbulimit të imunizimit tek këto komunitete. Aktualisht jo të gjithë fëmijët e planifikuar janë përfshirënë vaksinim, janë dy elemente që pengojnë në përfshirjen më të lartë të fëmijëve me vaksinim si lëvizja evazhdueshme e komuniteteve RAE dhe shfrytëzimi i shërbimeve shëndetësore serbe.Lidhur me vetëdijesimin e komuniteteve RAEmbi rreziqet shëndetësore të kontaminimit me plumb (Pb) përkomunitetet e ekspozuara në Mitrovicë janë realizuar aktivitete të cilësuara si të domosdoshme që ndikojnë nëparandalimin e ekspozimit. Është përfunduar raporti vlerësues mbi shkallën e kontaminimit 2012, i cili paraqetvlerësimin e situatës në teren. Gjithsej janë marrë 302 mostra të gjakut kapilar dhe mostra të gjakut venoz dhe janëtestuar 85 fëmijë të komuniteteve RAE, si dhe është siguruar terapi e mjaftueshme për trajtimin e personave menivele të ngritur të Pb BI 45cg/dl. Integrimi i komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në sistemin shëndetësorështë përmirësuar përmes ofrimit të vazhdueshëm të shërbimeve, megjithatë specifika e problematikës sëparandalimit, mostrimit, trajtimit dhe përcjellës së nivelit të Pb në gjak duhet të vazhdoj edhe në vitin 2013. Mungoninfrastruktura adekuate për qasje pa barriera të fëmijëve me aftësi të kufizuara në institucionet shëndetësore.IKShP në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm organizon trajnime që ndikon në ngritjen e vetëdijes së punonjësvetë shkollës dhe atyre që punojnë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore rreth kujdesit primar dhe parandalim tëabuzimit të fëmijëve, fatkeqësisht jo të gjitha shkollat kanëtë integruara shërbimet shëndetësore.Objektivi 4.5: Nxitja dhe përkrahja e pjesëmarrjes aktive të fëmijëve dhe të rinjve në krijimin, zbatimin dhepërcjelljen e programeve dhe të masave preventive për shëndetinLidhur me edukimin dhe problemet shëndetësore si dhe masat mbrojtëse të ndërlidhura me: rëndësinë e ushqimit tëshëndoshë, aktivitetit fizik, higjiena, prevenimit të kariesit, të këqijat nga konsumi i duhanit, alkoolit, janë realizuaraktivitete të ndryshme vetëdijësuese. Në këtë drejtim janë realizuar kampanja mediale, shpërndarja e 30,000materialeve mbi rëndësinë e shëndetit, realizimi i 88 ligjëratave, shpërndarja e rreth 20,000 fletëpalosjeve përprindësi të mirë, etj. Kryesisht nga këto aktivitete përfitues kanë qenë fëmijët dhe të rinjtë, përderisa 50 të rinj janëangazhuar edhe në planifikim dhe hartim të projektit për kujdesin shëndetësor.Është krijuar rrjeti i shkollave që promovon shëndetin, është me rëndësi të veçantë që të zgjerohet ky rrjet ishkollave, në këtë mënyrë do të ndikohet në zgjerimin e monitorimit përmes qasjes sistematike pasi që nuk ka sistempër raportimin e këtyre aktiviteteve. Për me tej kjo çështje do të perfeksionohej me krijimin e forumit të rinisë, i cili nukarriti të themelohet as në vitin 2012.20Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!