12.07.2015 Views

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013SEKTORI I BUXHETIT(80% d.m.th. u raportuan 12/15 treguesit)Konventa për të Drejtat e Fëmijës, thekson se është obligim i shtetit që të zbatojë të drejtat ekonomike, sociale dhekulturore deri në maksimumin e mundësive në kuadër të burimeve të tyre të disponueshme. Komponenti i buxhetitështë ndër faktorët kryesorë më të rëndësishëm për zbatimin e Strategjisë dhe Planit Nacional të Veprimit për tëDrejtat e Fëmijëve, ngase përveç tjerash shumica e objektivave dhe aktiviteteve për përmbushjen e tyre në tërësikërkojnë mjete financiare. Në këtë drejtim është bërë përpjekje që në procesin e planifikimit të prioritizohen tëdrejtat e fëmijëve, duke ju ndarë buxhet atyre programeve që është paraparë se në mënyrë të drejtpërdrejtë do tëkenë ndikim duke ofruar rezultate në jetësimin dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve në përputhje me parimet eKonventës për të Drejtat e Fëmijëve.Objektivi 2.1: Të bëhet analizimi i nevojave për buxhet për realizimin e të drejtave të fëmijëveAnaliza për vlerësimin e nevojave buxhetore mbi realizimin e të drejtave të fëmijëve nuk është bërë. Megjithatë,brenda përgjegjësive të punës së organizatave buxhetore që bëjnë shërbime të drejtpërdrejta për mbrojtjen dherealizimin e të drejtave të fëmijëve, në vazhdimësi realizohet studimi i nevojave buxhetore që i dedikohen garantimittë të drejtave të fëmijëve. Për më tej, ky proces vështirësohet dhe mbetet i paqartë edhe më tutje në mungesëtë kodit apo nën kodit buxhetor të veçantë për Institucionet Buxhetore të nivelit qendror dhe lokal të cilët bëjnëshërbime të drejtpërdrejta për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve, duke pamundësuar pasqyrimine saktë të shpenzimit të mjeteve dedikuar realizimit të të drejtave të fëmijëve dhe njëkohësisht duke vështirësuarkuantifikimin e analizës financiare lidhur me përmirësimin e gjendjes së të drejtave të fëmijëve nëpër vite. Andaj ështëe domosdoshme të bëhet nën kod i veçantë për fëmijë në të gjithë sektorët që ofrojnë shërbime të drejtpërdrejtapër fëmijë, që do të mundësonte evidentimin e saktë të shifrave buxhetore të buxhetuara dhe shpenzuara karshishërbimeve për fëmijë.Objektivi 2.2: Rritje e fondeve të alokuara për fëmijë në përpjesëtim me nevojat dhe buxhetin e përgjithshëmNë krahasim me vitin paraprak është rritur buxheti i përgjithshëm i Republikës së Kosovës, natyrisht se kjo rritjepërgjithësisht ka ndikuar në rritjen e përkrahjes së aktivitetevenë përmbushjen e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijëve,nga të gjitha institucionet buxhetore që bëjnë shërbime të drejtpërdrejta në këtë fushë të veprimit. Për sektorët embrojtjes sociale, drejtësisë dhe sigurisë, arsimimit dhe shërbimeve për shëndetin e nënës dhe fëmijës, në vitin 2011afërsisht janë shpenzuar 33,488,100.00 €, ndërsa për vitin 2012 janë buxhetuar dhe shpenzuar 35,999,707.50 €, qëdo të thotë se për këtë vit raportues buxheti është më i lartë për 2,511,607.50 €.Sektorit tëmbrojtjes sociale i janë ndarë afro 1.5% (22,784,625.00 €) të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin2012. Prej të cilave dy të tretat (67%) e ndarjes totale për sektorin e mbrojtjes sociale, apo 0.9% e buxhetit totaltë Kosovës, përkrahin këto fusha: asistencën sociale, shërbimet sociale, kujdesin institucional, institutin për politikasociale, inspektoratin e punës dhe skemën për invalidë të luftës. Fëmijët janë përfitues nga këto shërbime, edhepse këto shërbime nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë te fëmijët. Shërbimeve jetike apo elementare për sigurimin emirëqenies së fëmijëve dhe funksionimit të tyre në mënyrë adekuate u dedikohet një shumë e vogël e të hollave.Sektori i arsimit në vitin 2012 ka pranuar 0.25 % ose 3,797,437.50 € të buxhetit të përgjithshëm të Republikës sëKosovës, ku përfitues kanë qenë: Arsimi për nevoja të veçanta; Instituti Pedagogjik; Administrata qendrore; Trajnimi imësimdhënësve dhe Zhvillimi i projekt-programeve. Nga viti paraprak vërehet një rritje e zbehtë e fondeve dedikuarprogrameve arsimore, por në krahasim me nevojat për zhvillim të mirëfilltë të këtij sektori, shuma aktuale është epamjaftueshme dhe sfidon arritjen e sigurimit të arsimit cilësorë.Shërbimeve të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë u janë dedikuar rreth 0.12% apo 1,822,770.00 € të buxhetit tëpërgjithshëm të Republikës së Kosovës, programet përfituese prej të cilave kanë përfituar edhe fëmijët janë: QendraKlinike dhe Universitare e Kosovës; Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës; Programi i HIV/AIDS; Trajtimetjashtë vendit; Programi për nënën dhe fëmijën dhe shërbimet e shëndetit mendor. Për adresimin e duhur të politikaveekzistuese është e nevojshme rritja dhe mirë-menaxhimi i fondeve dedikuar cilësisë në sektorin e shëndetësisë.Programeve dedikuar sektorit të drejtësisë dhe sigurisë në vitin 2012 i janë ndarë afro 7,594,875.00 € apo 0.5 %e totalit nga Buxhetit i Republikës së Kosovës, nga ky sektorë kryesisht kanë përfituar këto programe: ri-socializimii të miturve në konflikt me ligjin; parandalimi i krimit; ulja e nivelit të recidivizimit; zbatimi i masave alternative dhedënimeve për të miturit; mbikëqyrja dhe ndihma për të miturit të dënuar me masa të diversitetit; masat edukativedhe dënimet alternative; parandalimi i dhunës në familje ndaj fëmijëve dhe abuzimit të fëmijëve.8Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!