12.07.2015 Views

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013SEKTORI I QEVERISJES(100% d.m.th. u raportuan 35/35 treguesit)Komponenti i Qeverisjes merret me funksionimin e strukturave qeveritare që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve.Kjo komponentë trajton raportimin e Kosovës mbi Konventën për të Drejtat e Fëmijës si dhe funksionimin e KomitetitNdërministror për të Drejtat e Fëmijëve, në kombinim me bashkëpunimin e shtuar me institucionin e Avokatit tëPopullit. Kjo pjesë është jetike për të përmirësuar funksionalitetin e strukturave prapa instrumenteve ligjore në të mirëtë fëmijëve të Kosovës.<strong>Republika</strong> e Kosovës po kalon në një periudhë kohore ku formulimi i politikave është i vrullshëm përderisa pak apoaspak nuk matet zbatimi i tyre, ky proces po dëshmohet i vështirë në përgjithësi. Që të forcohet funksioni i monitorimittë politikë-bërjes bazuar në dëshmi duke ndihmuar Qeverinë të marr vendime në bazë të informatave më të miradhe paraqitur dëshmitë më të mira në qendër të procesit të politikë-bërjes, ZQM/ZKM ka krijuar sistemin unik tëmonitorimit, vlerësimit dhe raportimit të zbatimit të Strategjisë për të Drejtat e Fëmijëve. Gjatë vitit 2012, mesatarishtmbi 90% të tregueseve është arritur të raportohet nga të gjithë sektorët.%Objektivi 1.1: Funksionalizimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e FëmijësQeveria e Republikës së Kosovës me Vendim (07/46) themeloi Komitetin Ndërministrorë për të Drejtat e Fëmijës, siorgan me përfaqësimin më të lartë qeveritar që simbolizon zotim të rëndësishëm ndaj të drejtave të fëmijës përgjatëgjithë sektorëve. Kjo trupë e lartë qeveritare është e mandatar të takohet dy herë ne vit dhe gjatë vitit 2012 për shkak tëzhvillimeve të shumta politike që po kalon <strong>Republika</strong> e Kosovës, nuk ka arrit të takohej fare. Sidoqoftë, Komiteti duhettë funksionojë si shembull për institucionet tjera administrative në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe përtej, në kuptimtë përforcimit të llogaridhënies së të gjitha niveleve të qeverisë dhe përmbushjes së plotë të prioriteteve të saj.Objektivi 1.2: Zbatimi, rishikimi dhe shpallja e legjislacionit për të drejtat e fëmijësËshtë arritur përparim i madh në hartimin e legjislacionit primar për garantimin e të drejtave të fëmijëve dhekonsiderohet të jetë në përputhje me parimet e KDF dhe standardet Europiane. Mirëpo zbatimi i ligjeve ekzistueserezulton të jetë i ngadaltë, çështje të cilat i paraprijnë mos zbatimit të ligjit në bazë të raporteve të kohëve të funditdedikuar fëmijëve konsiderohet të jenë se baza ligjore është e copëzuar, e shpërndarë dhe ka kolizion të madh ligjor.Andaj, nevojitet analizimi dhe vlerësimi i legjislacionit në fuqi duke pasuar me hartimin e legjislacionit sekondar dhetë programeve që parashihet të ndikojnë në rritjen e zbatimit të legjislacionit.Korniza legjislative është forcuar me aprovimin dhe rishikimin e një sërë aktesh normative, duke filluar me Ligjinpër Arsimin dhe Aftësimin e të Rriturve; Arsim dhe Aftësim Profesional; Shëndetësinë; Mbrojtje nga Duhani;Ekzekutimin e Sanksioneve Penale; Skema e Asistencës Sociale; Gjykatat; Kodi i Procedurës Penale; Kodi Penal; Sportin;Kinematografinë. Fuqizimit të kësaj kornize i kontribuon hartimi i Udhëzimeve Administrative për: parandalimin dheeliminimin e punëve të rënda dhe të rrezikshme të fëmijëve; punët e rënda të fëmijëve mbi moshën 15 vjeç; masat përgrante dhe subvencione qëparasheh grupet lokale të veprimit të përfitojnë për kategorinë e grandeve për kënde tëlojërave, rrethoja të oborreve të shkollave dhe rregullimin e parqeve; nga Ligji për arsimin parauniversitar janë hartuar20 U.A. që i korespodojnë zbatimit të ligjit, e të tjera.6Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!