12.07.2015 Views

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013gjithsej 7 fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre, 5 fëmijëjanë integruar në shkollim të rregullt, 5 fëmijë janëinkuadruar në arsim jo-formal, 8 fëmijëve u është mundësuar të ndjekin trajnime për aftësim profesional, 3fëmijë janë përfshirë në forma të përkrahjes në shkollim/mësim plotësues dhe 5 fëmijëve u është ofruar asistencëligjore.Në vitin 2012 janë kryer gjithsej 4,694 inspektime të rregullta në njësitë punuese dhe 1,886 inspektime të përsërituranë këto subjekte me synim të eliminimit të shkeljes sipas vërejtjeve që janë bërë nga inspektorët e punës. Vlen tëtheksohen se përpjekjet e inspektoratit të punës për të përmbushur mandatin e tyre dhe kontrolluar zbatimin edispozitave ligjore të cilat parashohin kriteret e lidhjes së marrëdhënies së punës në mes të punëdhënësit dhe fëmijëssi dhe zbatimit të listës që parasheh format e rrezikshme të punës së fëmijëve, janë rritur më shumë se dyfish nga viti2011 që ishin 777.Duke ju referuar Planit të Veprimit mbi Parandalimin dhe Eliminimin e Punëve të Rënda të Fëmijëve 2011-2013, IPS-MPMS në bashkëpunim me autoritetet komunale dhe me mbështetjen e ILO-IPEC, gjatë vitit 2012 janë bërë arritje tëkonsiderueshme në ngritjen dhe përgatitjen e strukturave të Monitorimit te Punës së fëmijëve në të gjitha komunate Kosovës, në këtë drejtim janë trajnuar 245 anëtarë/e në kuadër të KLV. Që KLV të kenë njohuritë e nevojshme nëidentifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në forma të rrezikshme të punës, janë realizuar 12 punëtori në tëcilat janë trajtuar tema mbi specifikat në fjalë, me ç’rast kanë qenë të përfshirë të gjithë anëtaret e KLV. Pavarësishtqë 31 komuna kanë krijuar KLV për Monitorimin e Punës së Fëmijëve, të dhënat zyrtare me anë të cilave do tëparaqitet situata aktuale e fëmijëve të përfshirë në forma të rënda dhe të rrezikshme të punës, ende nuk mundta paraqesin. Përvoja e punës së këtyre komiteteve dëshmon se sektorët kryesor në të cilët paraqitet puna e fëmijëvenë Kosovë janë: puna në rrugë, puna e rrezikshme në bujqësi dhe pylltari, puna në gërmimin dhe shfrytëzimin epasurive natyrore, puna në grumbullimin e materialit reciklues, puna në ndërtimtari, trafikimi i fëmijëve për punë,shfrytëzim seksual, shfrytëzimi i fëmijëve për aktivitete joligjore. Megjithatë këto struktura janë të brishta dhe endekanë nevojë për përkrahje të mëtejme nga MPMS si dhe institucionet tjera përgjegjëse relevante qeveritarenë nivel qendror dhe lokal, sipas zotimeve të përcaktuara në marrëveshjet e nënshkruara në mes të kryetarëve tëKomunave dhe MPMS.Për të ndikuar në rritjen e sensibilizimit të popullatës për pasojat e përfshirjes së fëmijëve në punë të rënda dhetë rrezikshme dhe parandalimit të kësaj dukurie, janë realizuar një varg aktivitetesh, duke filluar ngaorganizimi i 2konferencave për shënimin e ditës ndërkombëtare për parandalimin e punës së fëmijëve më 12 qershor; 15 tryezatë rrumbullakëta, 1 fushatë, publikimi i 3 materialeve që kanë reflektuar mbi situatën dhe progresin e monitorimit tëpunës së fëmijëve dhe janë shpërndarë 550 prej tyre; fatkeqësisht nuk është arritur të realizohet asnjë hulumtimshkencor që trajton çështjen në fjalë në kontekst të vendit.Për ti kontribuar fuqizimit të rritjes së vetëdijes për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, MBPZHR ka organizuarkonferencën me temën “Parandalimi dhe eliminimi i punëve të rrezikshme për fëmijë në bujqësi”. Ndërkonkluzionet më kryesore të dala nga konferenca ishte vendosja e një platforme të përbashkët për veprim ngaMBPZHR, autoritetet përkatëse komunale, organizatat e punëdhënësve, prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit,shoqatat e fermerëve dhe akterët tjerë relevant. Në këtë drejtim MBPZHR ka organizuar takime në 6 regjione megrupet e fermerëve, në këto grupe përveç fermerëve janë të përfshirë përfituesit e granteve dhe subvencioneve,përfaqësuesit e Drejtorive Komunale për Bujqësi, zyrtarët regjional të bujqësisë.Objektivi 5.2: Ofrimi i shërbimeve për fëmijët pa kujdes prindërorLegjislacioni vendor në çdo aspekt i jep rëndësi të veçantë mbështetjes së prindërve në kultivimin epërgjegjësive prindërore, duke synuar parandalimin e ndarjes së familjes kurdo që është e mundur duke synuarmënjanimin e çdo rreziku që do ta lëndonte fëmijën. Në rastet kur rritja e fëmijës në ambient familjar biologjik nukështë e mundur, shërbimet sociale për të përmbushur interesin më të lartë të fëmijës që nevojat për zhvillimin fizikdhe psikologjik të plotësohen brenda kontekstit të familjes, shqyrtojnë të gjitha mundësitë që fëmijës pa përkujdesjeprindërore të i ofrohet strehim në përputhje me format alternative për mbrojtjen e fëmijëve siç parashihen në ligjinpër shërbime sociale dhe familjare.Gjatë vitit 2012 janë evidentuar 1,310 fëmijë pa përkujdesje prindërore për dallim nga viti i kaluar numri i fëmijëvenë nevojë për mbrojtje sociale është më i lartë për 175 raste, megjithatë që të 1.310 fëmijëve iuështë caktuarkujdestari nga organi i kujdestarisë.Gjykata ka nxjerrë vendim për heqjen e të drejtës prindërore për 8 fëmijë, tëcilët kanë qenë të keqtrajtuar dhe abuzuar nga ana e prindërve, e që kanë pranuar format alternative të mbrojtjes. Nëstrehim familjarë janë vendosur 684 fëmijë, prej të cilëve 599 janë strehuar brenda familjes dhe 85 në familjestrehuese,109 fëmijë janë vendosur në strehim rezidencial, 30 fëmijë janë adoptuar prej tyre 3 janë adaptuar24Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!