12.07.2015 Views

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013REKOMANDIMET KRYESORE• Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijës duhet të përmbushë mandatin e tij sipas vendimit për themelim;• Ngritja e vetëdijes së zyrtarëve përgjegjës për raportim shtetëror mbi zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës;• Të vlerësohet nevoja e shqyrtimit të formimit të një nën kodi të veçantë për të gjitha institucionet buxhetore që idedikohen programeve të drejtpërdrejta me qëllim të realizimit të të drejtave të fëmijëve, nën kodi i veçantë do tëmundësonte vlerësimin sa më të saktë të treguesve të rezultateve dhe përcaktimin e politikave të nevojshme nëkëtë drejtim;• Kosova ka nevojë për të zhvilluar strategji, plane dhe aktivitete të cilat do të përdoren për të arritur një mbulim tëgjithmbarshëm të arsimit parafillor;• Përcaktimi i standardeve për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta sipas Klasifikimi Ndërkombëtar iFunksionalitetit, dhe monitorimi i zbatimit të Planit Individual të Arsimit;• Marrja e masave të nevojshme për identifikimin dhe riintegrimin e fëmijëve që kanë braktisur shkollimin në arsim;• Të vazhdohet me zhvillimin e kapaciteteve profesionale të edukatorëve të arsimit në fëmijërinë e hershme përfëmijët e moshës 0-6 vjeçare dhe zbatimi i standardeve në fjalë;• Mesatarja e pikëve të provimit në fund të klasës 9 dhe të provimit të maturës është në rënie, andaj urgjentishtduhet të hulumtohet nëse provimi është tepër i vështirë, nëse ai ndërlidhet me materialin mësimor apo ështëthjesht cilësia ulët e mësimdhënies që po krijon kuadro të dobët dhe kjo çështje duhet të jetë prioritet i MAShT;• Duhet të unifikohen të dhënat lidhur me dokumentacionin dhe raportimin, përmes standardizimit të proceduravedhe dokumentacioneve, duke ndarë qartë detyrat dhe obligimet individuale dhe institucionale në lidhje meraportime dhe SISH, siç parashihet në Strategjinë për SISh;• Realizimi i skriningut neonatal për zbulimin e hershëm të patologjive tek të posalindurit të cilat mund të trajtohenpo që se zbulohen me kohë;• Të rritet bashkëpunimi në mes në Organit të Kujdestarisë dhe Prokurorisë, si dhe në vazhdimësi të bëhen të njohurandërmjet vete veprimet e ndërmarra;• Baza e të dhënave për punën e fëmijëve duhet të bëhet funksionale dhe të përditësohet rregullisht;• Çdo QPS të ketë së paku një familje strehuese rezervë të rekrutuar dhe të trajnuar mbi nevojat dhe të drejtat efëmijëve pa përkujdesje prindërore;• Agjensioni i Statistikave të Kosovës, sektori social në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse të bëjë kalkulimine shportës së ushqimit;• Në departamentet për të mitur të ekzistojnë dhomat e ndalimit të të miturve qe vijnë në seance për paraburgim;• Funksionalizimi i plotë i dhomave miqësore për fëmijë në shtatë rajonet e Policisë së Kosovës dhe Hartimi i udhëzuesitmbi mënyrën e përdorimit të këtyre dhomave;• Profilizimi i zyrtarëve të Shërbimit korrektues, Shërbimit Sprovues dhe Ndërmjetësve që merren me rastet e fëmijëve;• Realizimi i fushatave rreth rëndësisë së regjistrimit të lindjeve, përmes shpërndarjes së materialit te institucionetshëndetësore dhe nëpër shkolla, rreth pasojave të mos-regjistrimit të lindjes, si dhe aktivitetet që synojnë promovimine regjistrimit të mëvonshëm.38Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!