12.07.2015 Views

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013aktualisht janë të strehuar 10 fëmijë. Organet kompetente çdo herë sigurohen që marrja e një vendimi të tillë tëndodhë vetëm si masë e fundit dhe për një periudhë kohore sa më të shkurtër, duke u zotuar që paralelisht organetkompetente do të punojnë në gjetjen e zgjidhjes më adekuate për fëmijën siç parashihet në dispozitat ligjore në fuqidhe KDF. Puna ditore në shtëpitë në komunitet orientohet në përmbushjen e nevojave në përputhje me zhvillimin fizikdhe psikologjik të fëmijëve. Në shtëpinë e fëmijëve në Shtime, ku ofrohen shërbime dhe përkujdesje gjatë 24 orëve,MPMS në bashkëpunim me organizatat joqeveritare ‘One To One’ dhe ‘DOWN’ ka arritur që 8 fëmijë të integrohen nëproces të rregullt të edukimit në shkollën fillore ndërsa 2 në shkollën e mesme “Përparimi” në Prishtinë.Me qëllim të ofrimit të mbrojtjes dhe rritjes së mirëqenies së fëmijëve më aftësi të kufizuara, familjet e fëmijëve meaftësi të kufizuara nga 0-18 përkrahen me 100 euro në muaj, këtë vit nga kjo skemë kanë përfituar 2,963 fëmijë.Marrë parasysh rëndësinë e standardizimit të shërbimeve sociale dhe familjare si një ndër katalizatorët mëkyç nëngritjen e cilësisë dhe ndërtimit të sistemit rregullativ në ofrimin e shërbimeve sociale, ka vazhduar procesi i hartimittë standardeve minimale për shërbimet sociale dhe familjare, në këtë drejtim janë hartuar standardet për fëmijëme aftësi të kufizuara.Janë realizuar aktivitete të ndryshme qoftë nga institucionet qeveritare qoftë nga organizatat jo qeveritare që kishinpër qëllim kryesor ngritjen e vetëdijes dhe sensibilizimin e popullatës së gjerë për të drejtat e personave me aftësitë kufizuara, në veçanti për të drejtat e fëmijëve të këtij komuniteti. Mirëpo vlen të theksohet organizimi i fushatës“Gjithëpërfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta” që në këtë proces kanë qenë të përfshirë përfaqësuesit e QPSnë të gjitha komunat e Kosovës. Është në proces të finalizimit hulumtimi “Një shoqëri pa barriera”, nga të gjeturate të cilit pritet të pasqyrohet më qartë gjendja edhe e fëmijëve më aftësi të kufizuara dhe të kristalizohen veprimet qëduhet ndërmarrë në përmbushje të obligimeve ligjore drejt këtyre fëmijëve.Objektivi 5.4: Përmirësimi i jetës së fëmijëve që jetojnë në varfëri;Sipas raportit të fundit të ASK, varfëria mbetet një nga sfidat më të mëdha në Republikën e Kosovës ku 29.7% epopullsisë jeton në varfëri absolute dhe 10.2% e popullsisë jeton në varfëri ekstreme , ndërsa 32.8% të fëmijëvejetojnë në varfëri absolute dhe 11.6% të fëmijëve jetojnë në varfëri ekstreme. Përderisa burimet kryesore të tëardhurave të ekonomive familjare janë rrogat dhe pagat deri në 25%, më të dëmtuarit nga kjo situatë padyshim sejanë fëmijët. Në disfavor të përmirësimit të standardit të jetesës së fëmijëve dhe zbutjes së varfërisë vazhdon tëmbetet skema e asistencës sociale duke përjashtuar fëmijët mbi moshën 5 vjeçare prindërit e të cilëve nuk janënë marrëdhënie pune dhe nuk mund të ofrojnë kushtet themelore të jetesës. Mos rritja e përqindjes së buxhetitdedikuar skemës së asistencës sociale në përputhje me rritjen e buxhetit të Kosovës, është edhe një tregues iradhës që i kontribuon thellimit të varfërisë në vend.Sidoqoftë, 31,134 familje me fëmijë përfitojnë nga asistencën sociale, mesatarja e shumës së ndihmës socialepër familje është 75 euro, shumë kjo që nuk mjafton në përmbushjen e nevojave elementare as për 10 ditë sipasshkallës së inflacionit në Kosovës për vitin 2012. Duke filluar nga tetori vitit 2012 MPMS ka filluar me pagesatshtesë për familjet në asistencë sociale prej nga 5 euro/për fëmijë në muaj per rreth 60,000 fëmijë.Që të kemi fëmijë të shëndetshëm, të arsimuar, të përgatitur për tregun ndërkombëtar dhe që të jemi shtet konkurrues mevendet e Bashkimit Europian, rritja e buxhetit dedikuar skemës së asistencës sociale duhet të ndodhë sa më parë, ngase siçështë vërtetuar tash më varfëria tek fëmijët llogaritet si një ndër faktorët më kryesor në zhvillimin e fenomeneve negative.Një e arritur e madhe që drejtpërdrejtë ndikon në përmirësimin e jetës së fëmijëve që jetojnë në varfëri është mbylljae kampit Ostorode në pjesën veriore të Mitrovicës si dhe akomodimi i banorëve në shtëpitë individuale nëMëhallën e Romëve. Nga ky proces kanë përfituar 90 familje me një numër të konsiderueshëm të fëmijëve. MKK kavazhduar me zbatimin e projekteve për ndërtimin e shtëpive dhe përmirësimin e jetesës së familjeve të kthyera,prej të cilave kanë përfituar 154 fëmijë kryesisht nga radhët e komuniteteve RAE dhe serb. Në baza rajonale kanëpërfituar 19 fëmijë në Prishtinë prej të cilëve 15 nga radhët e komuniteteve RAE dhe 4 serb; në Gjilan 32 fëmijë prej tëcilëve 16 nga komuniteti serb dhe 16 shqiptar; në Prizren 6 fëmijë serbë; në Pejë 97 fëmijë prej të cilëve 14 shqiptarë,40 serbë, 3 boshnjak dhe 40 RAE.Edhe për vitin 2012, MKK ka përfshirë asistencën për familjet e kthyera në Kosovë në formën e ndihmave nëushqim, përkrahje në higjienë, dru zjarri dhe grante ekonomike për gjenerimin e të hyrave, duke bërë përpjekjepër të rritur standardin e jetesës së qytetarëve. Për të përfituar nga kjo asistencë bëhet përzgjedhja e kujdesshme efamiljeve potenciale, me ç’rast prioritet u është dhënë familjeve që kanë fëmijë, komuniteteve minoritare, grupeve tëmargjinalizuara dhe personave me aftësi të kufizuara. Nga kjo asistencë kanë përfituar 282 familje, prej tyre 220 nëGjilan, 1 në Prishtinë, 31 në Pejë dhe 30 në Prizren.26Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!