13.07.2015 Views

19.07.2013 Raporti Vjetor 2012 - Banka Qendrore e Republikës së ...

19.07.2013 Raporti Vjetor 2012 - Banka Qendrore e Republikës së ...

19.07.2013 Raporti Vjetor 2012 - Banka Qendrore e Republikës së ...

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

BQKRaporti Vjetor 20121. Përmbledhje ekzekutiveAktiviteti ekonomik në nivel global gjatë vitit 2012 kishte zhvillime pozitive por se të kufizuarasi rezultat i zhvillimeve të ngadalshme në eurozonë. Gjatë vitit 2012, ekonomia e SHBA-ve ukarakterizua me performancë pozitive dhe me rritje më të lartë se në vitin 2011. Në anën tjetërekonomia e eurozonës gjatë kësaj periudhe u ballafaqua me recesion prej 0.6 përqind si pasojë edobësimit të konsumit të brendshëm dhe investimeve, shtrëngimit të politikave fiskale dhepapunësisë në rritje. Rrjedhimisht, rritja ekonomike në nivel global gjatë vitit 2012 ishte 3.2përqind, rritje kjo e nxitur kryesisht nga vendet në zhvillim dhe SHBA-të. Këto zhvillime ureflektuan edhe në vendet e EJL-së duke ndikuar në tkurrje të kërkesës së brendshme si dherënie të eksporteve. Përveç këtyre, rajoni gjatë vitit 2012 u ballafaqua me rënie substanciale tëInvestimeve të Huaja Direkte (IHD), por edhe zvogëlim të dërgesave të emigrantëve. Si rezultat ikëtyre zhvillimeve por edhe kujdesit të shtuar të bankave në kreditim, aktiviteti ekonomik nëEJL shënoj rënie prej 0.2 përqind.Përkundër zhvillimeve jo të favorshme në rajon dhe më gjerë, ekonomia e Kosovës edhe gjatëvitit 2012 arriti të shënojë normë pozitive të rritjes. Rritja reale e PBB-së vlerësohet të ketëarritur në 2.9 përqind gjatë vitit 2012, që njëherit paraqet edhe rritjen më të lartë në rajon.Burim kryesor i rritjes ekonomike në vend konsiderohet të ketë qenë rritja e konsumit, si privatashtu edhe publik. Në anën tjetër, komponenta e investimeve u ballafaqua me zhvillime tëndryshme në krahasim me vitet paraprake, pasi që IHD-të kishin zhvillime negative. Sidoqoftë,këto zhvillime në kuadër të IHD-ve u neutralizuan nga rritja e investimeve publike. Sa i përketpozicionit të jashtëm të Kosovës, deficiti i vazhdueshëm tregtar në mallra dhe shërbimevazhdimisht ndikon negativisht në rritjen ekonomike, por se përmirësimet gjatë vitit 2012 nëkuadër të bilancit negativ tregtar ndikuan që efekti të jetë më i ulët se në vitet paraprake. Këtozhvillime gjatë vitit 2012 u përcjellën edhe me normë më të ulët të inflacionit e cila arriti në 2.5përqind krahasuar me 7.3 përqind sa ishte në vitin 2011.Sektori financiar në Kosovë u karakterizua me një rikuperim të trendit të rritjes në vitin 2012.Vlera e gjithsej aseteve të sektorit financiar në vend arriti në 3.8 miliard euro në vitin 2012, qëparaqet një rritje vjetore prej 9.7 përqind (9.2 përqind në vitin 2011). Rritja më e qëndrueshme esektorit financiar në vitin 2012 ishte rrjedhojë e rikuperimit të trendit rritës të pothuajse gjithësektorëve përbërës të tij, me përjashtim të aseteve të sistemit bankar që vazhduan me një trendtë ngadalësuar të rritjes. Rritjen më të shpejtë në vitin 2012 e shënuan asetet e fondevepensionale, duke rritur kështu kontributin e tyre në rritjen e gjithsej aseteve të sektorit financiarnë 4.4pp. Përderisa struktura e sistemit bankar në kontekst të pronësisë mbeti e pandryshuarnga viti i kaluar, në vitin 2012, tregut bankar në Kosovë iu shtua një bankë e re duke ngriturkështu numrin e bankave komerciale në nëntë (9). Kreditë e sistemit bankar arritën vlerën prej1.76 miliard euro, një rritje vjetore prej 3.8 përqind (16.4 përqind në vitin 2011). Ngadalësimi iritmit të rritjes së kreditmit gjatë vitit 2012 ishte pasojë e zvogëlimit të kërkesës për kredi, poredhe të shtrëngimit të kritereve dhe standardeve të aplikuara në procesin e kreditimit nga ana ebankave në vend si për ndërmarrjet ashtu edhe për ekonomitë familjare. Gjithashtu, në vitin2012 vlera e gjithsej depozitave në sistemin bankar arriti në 2.2 miliard euro, që tregon për njërritje vjetore 8.3 përqind (8.6 përqind në vitin 2011. Ngadalësimi i rritjes së depozitave ishtekryesisht pasojë e zvogëlimit të depozitave të korporatave publike jofinanciare në këtë periudhë.Sistemi bankar i Kosovës vazhdon të jetë mirë i kapitalizuar edhe përkundër rënies së lehtë tëTreguesit të Mjaftueshmërisë së Kapitalit. Në vitin 2012, ky tregues u zvogëlua në 17.9 përqind,nga 18.8 përqind sa ishte në vitin 2011. Gjithashtu, gjatë vitit 2012 raporti ndërmjet kredivejoperformuese dhe gjithsej kredive shënoi rritje, duke arritur në 7.5 përqind (5.8 përqind në vitin2011). Shkalla e likuiditetit në sistemin bankar vazhdoi të jetë e kënaqshme. Raporti ndërmjet| 27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!