13.07.2015 Views

19.07.2013 Raporti Vjetor 2012 - Banka Qendrore e Republikës së ...

19.07.2013 Raporti Vjetor 2012 - Banka Qendrore e Republikës së ...

19.07.2013 Raporti Vjetor 2012 - Banka Qendrore e Republikës së ...

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

BQKRaporti Vjetor 20124. Mbikëqyrja e Institucioneve Financiare4.1. Licencimi dhe Rregullativa4.1.1 LicencimiKriteret dhe kushtet për të marrë licencë për kryerjen e veprimtarive bankare dhe veprimtarivetjera financiare në Republikën e Kosovës janë të përcaktuara në Ligjin për BQK-në (Ligji Nr. 03/L-209) dhe në aktet tjera nënligjore të nxjerra nga BQK-ja.Kriteret e licencimit të përcaktuara me legjislacion, synojnë sigurimin e një tregu financiar tëdrejtë dhe të rregulluar nëpërmjet një procesi të ndërtuar mbi bazën e parimit të drejtësisë,ndershmërisë dhe barazisë. Kushtet dhe kriteret e licencimit janë të karakterit mbikëqyrës dhenuk kanë për qëllim vendosjen e barrierave ndaj investitorëve qofshin ata të brendshëm apo tëjashtëm.Strategjia e BQK-së në fushën e licencimit të institucioneve financiare përqendrohet në tërheqjene investitorëve të cilët kanë gjendje të mirë financiare, përmbushin kriteret etike dheprofesionale të nevojshme dhe të përshtatshem për aksionarë dhe menaxhment, janë të aftë tëdrejtojnë një qasje në zhvillimin e matur të biznesit për të mbrojtur interesat e klientëve, dukendihmuar në këtë mënyrë forcimin e sektorit financiar dhe rritjen e besueshmërisë ndaj tij.Departamenti i Licensimit dhe Rregullimit ka për detyrë që të kontribuoj në kompletimin ekornizës ligjore për mbikëqyrje financiare në përputhje me Direktivat e Bashkimit Evropian dhepraktikat më të mira ndërkombëtare ashtu siq janë të prezentuara në “Principet Themelore tëMbikëqyrjes Efektive Bankare” të publikuara nga Banka për Rregullim Ndërkombëtar(anglisht: Bank for International Settlement-BIS), si dhe “Principet Themelore të MbikëqyrjesEfektive të Sigurimeve” të publikuara nga Asociacioni Ndërkombëtar i Mbikqyrësve tëSigurimeve (anglisht: International Association of Insurance Supervisors - IAIS). Në kryerjen ekëtij misioni Departamenti i licencimit është përgjegjës për pranimin,shqyrtimin dherekomandimin për aplikacione të institucioneve që kërkojnë licencim respektivisht regjistrim përtë operuar në Kosovë, siç janë bankat komerciale, kompanitë e sigurimit dhe ndërmjetësuesit esigurimeve, fondet pensionale dhe të gjitha institucionet tjera financiare jo bankare.Aktiviteti i licensimit të mbikëqyrjes financiare gjatë vitit 2012 kryesisht ka përfshirë:- Aprovimin e licensimit të një dege të bankës së huaj;- Aprovimin e dy (2) kërkesave të bankës në ndryshimin e aktit të themelimit dhe statutit;- Aprovimin e dy (2) kërkesave për shpërndarje të dividendës;- Aprovimin e një kërkese të kompanisë së sigurimit për tu transferuar nga dega në shoqëri tëpavarur;- Aprovimin e tridhjetë e shtatë (37) kërkesave për emërime të administratorëve ,menaxhmentit të lartë dhe auditorëve të brendshëm të bankave dhe institucionevemikrofinanciare si dhe të kompanive të sigurimeve;- Aprovimin e tetëdhjetë e pesë (85) kërkesave për hapje të degëve të reja dhe zhvendosje tëdegëve të bankave, të kompanive të sigurimit, si dhe institucioneve tjera financiare nëKosovë;- Aprovimin e katër (4) kërkesave në shtimin e veprimtarive dhe të produkteve të sigurimeve;| 89

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!