08.01.2015 Views

Skript në lëndën Gazetari e televizionit (e përmirësuar). - Gazetaria

Skript në lëndën Gazetari e televizionit (e përmirësuar). - Gazetaria

Skript në lëndën Gazetari e televizionit (e përmirësuar). - Gazetaria

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Cdo lajm eshte nje dialog me publikun, një dialog që i nënkupton pyetjet. Fjalitë duhet të jenë

të shkurtra, të thjeshta, të kapshme. Anashkalo lidhëzat e panevojshme, shpjegimet e tepërta.

Mos përdor mbiemrat.

Persëritjet. Janë të nevojshme në mënyrë që lajmi të jetë i kuptueshem. Kryetari i shtetit

nënshkroi marreveshjen. Ma rreveshja e shpejton per nje vit ....... Ky eshte nje rregull qe nuk

respektohet shume ndaj kalohet te varianti. Megjithate nuk duhet tepruar me perseritje.

Presidenti Bush ia ktheu Putinit përgjigjen e letrës së dërguar nga kapoja i Kremlinit. Kjo do te

ishte me e sakte :Presidenti Bush iu përgjigj letrës së marrë nga Putini.

Gabim pra eshtë kur insistohet te përsëritja: Trafiku mbeti i bllokuar për tri orë si shkak i një

aksidenti rrugor, një aksident që duket të jetë i bërë enkas.

Trafiku mbeti i bllokuar për tri orë si shkak i një aksidenti rrugor që duket të jetë i bërë enkas.

DIKSIONI

Gazetaria është të treguarit e një fakti, të treguarit në mënyrë të kuptueshme. Të kuptohesh do

të thotë të shkruash qartë, thjeshtë dhe, për sa i përket leksikut, sa më pranë gjuhës së popullit.

Edhe pse per shqipen e sotme nuk ka një normë drejtshqiptimi ( tek e fundit as që ka pse të

ketë, për mendimin tim personal), por shqiptimi i plotë i fjalëve, është detyrë e kujtdo që merr

mikrofonin në dorë. Shpesh nga folësit në Kosovë hahet fundi i fjalëve, si psh. fshatrav/

fshatrave, detyrav/ detyrave, lloj shkelje/ lloj shkeljeje, zgjedhje/zgjedhjeje etj, cdo lloj shkeljeje

e tillë tregon joprofesionalizem. Kjo çështje nuk ka aspak të bëjë me ruajtjen e identitetit apo të

të qënit më pranë gjuhës së popullit, mediat përveç informimit, kanë detyrë edhe edukimin,

ndaj para gazetarit shtrohen një sërë detyrash që ai duhet t’i përmbushë. Nuk mund të mbyllim

sytë para faktit se gazetari cdo ditë e më tepër është një model për shoqërinë, përkatësisht për

grupin e njerëzve që identifikohen me të, flasin me të, kërkojnë informacion me anë të tij,

10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!