08.01.2015 Views

Skript në lëndën Gazetari e televizionit (e përmirësuar). - Gazetaria

Skript në lëndën Gazetari e televizionit (e përmirësuar). - Gazetaria

Skript në lëndën Gazetari e televizionit (e përmirësuar). - Gazetaria

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ekzistojnë tri tipe të prezantimit: prezantimi i lajmeve, prezantimi në rang eksperti dhe

prezantimi në situatë.

Prezantimi në lajme. Roli i prezantuesit është i shumëfishtë:

- ai jep i pari efektin e lajmit dhe e vendos në kontekstin e vetë

- shërben si referencë njerëzore për reagimin e audiencës

- krijon lidhjen midis një ekipi redaktues e teknikë me telespektatorin

- duhet të dijë si të reagojë ndaj difekteve teknike.

Në fytyrën e prezantuesit të lajmeve telespektatori vëren klimën e lajmeve të ditës. Ai sheh se si

po vazhdon jeta, në ç’mënyrë. Personalizimi pra është element i pashkëputshëm nga prezantimi.

pra te prezantuesi nuk duhet të shihet as difekti më i vogël. Përkundrazi ai duhet të ketë

përgjegjësi dhe ndershmëri. Ai që merret me këtë punë duhet t’i harrojë skrupujt e tremat e veta.

Ai është i ftuar te njerëz të cilët nuk i njeh e të cilët nuk e kanë zgjedhur, por që janë të

rëndësishëm për të, për të transmetuar informacionin.

Ka modekle të ndryshme të prezantuesve, të tillë që imponojnë butësi dhe e qetësojnë publikun

para cfarëdo aktualiteti që ata tregojnë, ka prezantues që synojnë pikërisht të kundërtën, ka

prezantues që thjesht sillen formalisht karshi publikut. Por qetësia dhe siguria në vetvete janë

ato që të çlirojnë, kjo nuk mund të improvizohet, kjo mësohet.

Dy misionet kryesore të prezantuesit janë bindja dhe seducioni. Të dyja këto misione përshtaten

njëri me tjetrin, por nuk harmonizohen gjithmonë. Autoriteti te prezantuesi duhet të reflektojë

bindje te publiku. Ky autoritet është në kontraditë me butësinë që prezantuesi duhet të shfaqë

për të shtensionuar publikun. Për këto arsye sot parapëlqehet përdorimi i termit ton i preokupuar

sesa ton bindës. Prezantuesit pa dyshim që nuk kanë të gjithë të njëjtin personalitet dhe të njëjtin

regjistër.

Si të prezantohemi.

- Pamja duhet të jetë gjithmonë korrekte, shikuesit nuk ta pranojnë që t’u shfaqësh

neglizhencë. Kjo nuk e pengon një lloj fantazie, por çdo gjë duhet t’i përshtatet aktualitetit.

- Patjetër duhet të jetë i përpiktë

- Duhet që gjithmonë të ketë të njëjtën sjellje, pasi shpejt bëhet referim për kanalin.

- Duhet të jetë në gjendje të kontrollojë të folurit. Për këtë ka ushtrime të frymëmarrjes shumë

efikase. Të kujtojmë që duhet të marrë frymë thellë 1 minutë para lajmeve dhe pastaj ta

12

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!