08.01.2015 Views

Skript në lëndën Gazetari e televizionit (e përmirësuar). - Gazetaria

Skript në lëndën Gazetari e televizionit (e përmirësuar). - Gazetaria

Skript në lëndën Gazetari e televizionit (e përmirësuar). - Gazetaria

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të bërit televizion. Situata kritike në të cilën ndodhet shoqëria perëndimore imponon mënyra të

reagimit të shpejtë. Nuk mundemi të shkikojmë vetëm atë që na ndodh para hundës, horizonti ka

kohë që i ka dhënë simptomat.

Lufta për hapësirën publicitare, rënia e shikueshmërisë, mbyllja e kanaleve historikë si edhe e një

sërë produksionesh private, rrezikimi i mijëra vendeve të punës, në anën tjetër vërshimi

impresionant i mediave të reja dhe i internetit, e vë televizionin përpara barrierave para të cilave

nuk ka më kohë që të rrimë e mendojmë.

Në gjithë këtë situatë jo edhe aq të paqartë zhvillimore, televizionet publike janë më të kërcënuarat.

Televizonet publike janë në krize, përfshirë edhe ato më të fuqishmet si ARD, BBC, France

Television, RAI etj. Ato po humbasin cdo ditë e më shumë shikuesin e ri. Të gjitha akuzohen për

transmetim të emisioneve të demoduara, megjithë pagesën që marrin nga publiku.

Që nga vitet ‘80 televizionet publike vazhdojnë të përballen me konkurencën nga kanalet

private të cilat me shoë talket, reality, lojërat etj, janë më tërheqëse për të rinjtë. Televizionet

publike, përballë këtij reagiteti, përballen gjithnjë me dilemën: të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre

parësor duke ruajtur trekëndëshin: informim, shkollim dhe argëtim apo të kërkojnë boomin e

teleshikueshmërisë

Rënia ekonomike globale e ka prekur edhe nënën e të gjitha televizioneve publike, treansmetuesin

më të madh britanik BBC, megjithë 3.5 miliard stërlinat që merr nga parapaguesit në vit dhe 800

milion nga spotet. Në shkurt të 2009 në qendër të debatit politik anglez qe pikërisht BBC duke

imponuar pyetjen : a mund të funksionojë ende modeli BBC Janë në rrezik planet e zhvillimit dhe

rreth 3000 vende pune, (Corriere della Sera, 24. 02. 2009). E njëjta situatë është edhe për shumë

televizione të tjera. Minimizimi deri te eliminimi i hapësirës publicitare në televizionet publike sic

po ndodh ne Spanjë, Francë e gjetiu, janë një faktor tjetër kërcënues për këto televizione. Nga njëra

anë parapaguesit kanë të drejtë ta kërkojnë largimin e reklamave bezdisëse në mes të një filmi apo

emisioni të preferuar, pasi tek e fundit ata janë të detyruar të paguajnë për këtë televizion, por nga

ana tjetër, edhe pa praninë e krizës ekonomike botërore, televizionet kanë nevojë për mbështetjen e

investitorëve, pa të cilët është shumë e mundur të rrezikohet ekzistenca e tyre. Vetë drejtuesit e

BBC-së shprehen se është punë fati që ky radiostacion vazhdon ende të jetë i suksesshëm. Ata e

shikojnë me frikë vendimin e presidentit Sarkozy që në 2010 mos të ketë reklama pas orës 20 derisa

në 2010 mos të ketë aspak hapësirë publicitare në mediat publike.

2

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!