24.01.2015 Views

2. - Albas

2. - Albas

2. - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në Tiranë ndodhen edhe “Varrezat e

dëshmorëve”, ku ngrihet 12 metra i lartë

monumenti “Nënë Shqipëri”, i përuruar më 1971.

Tirana ka edhe liqen, Liqenin

Artificial! Atë e kanë krijuar vetë

njerëzit, jo natyra. Përreth liqenit

ndodhet Parku i madh i Tiranës.

Nuk duhet të

harrojmë malin

e Dajtit me

lartësi 1612 m, që

përbën një pikë

tjetër turistike të

kryeqytetit.

Mos harrojmë edhe Kalanë e Petrelës ,12 kilometra

larg nga qendra e Tiranës. Formën që ka sot ajo e mori

në shekullin XIII nën sundimin e Topiajve, e më pas u

mor nga familja e Kastriotëve. Pranë Petrelës ndodhet

një gropë e madhe. Thuhet se atë gropë e ka krijuar

me thundrat e veta kali i Skënderbeut.

Tirana ka edhe një mozaik! Ai u zbulua

në vitin 1972. Mozaiku është shumë

i vjetër, i përket shekullit të parë pas

Krishtit. Kjo do të thotë që Tirana ka

qenë e banuar edhe para se Sulejman

Pashë Bargjini të ndërtonte xhaminë

në vitin 1614.

Karakteristika “tironse” janë:

• shtëpitë me qerpiç (shtëpi njëkatëshe me themele jo të forta)

• bahçe me lule dhe drurë frutorë

• pëllumbat që i mbajnë në oborrin e shtëpisë

• pema e caracit, e cila frutat i ka në formë topash të vegjël me

ngjyrë të errët dhe me shije

• pusi në oborrin e shtëpisë

• dhe...... një budall për fis (Ha-ha-ha, bëj shaka!)

Këtu poshtë kam vendosur disa mbiemra familjesh tironse.

Nuk janë të gjithë, por vetëm disa.

Mund të gjeni shumë mbiemra të shokëve tuaj këtu.

ARBANA BAKALLI BULKU DAJA DEMNERI

HUQI KEÇI KETA KUKALESHI LUZI

MURTHI NDROQI PETRELA STËRMASI STRUGA

TABAKU TAFAJ TOPI TOSKA VORPSI

6

Fjalor TIRONS

(për të folur si ata)

tironçe gjuhë letrare

damote - domate

filauk - fëmijë i prapë

ije - gjyshe

dajak - dru

derdimen - budalla

zdryp - zbres

kalem - laps

mrroklla - gjëra koti

capoi - sapuni

takat - fuqi

sevda - dashni

pajata - pjata

pagure ujë - shishe me ujë

lala - babai ose gjyshi

moma - mami ose gjyshja

nonëdaja - gjyshja nga ana e mamit

babagjyshi - stërgjyshi

qeglla - tjegulla

sata - autobusi

kopuk - mistrec

huta - kafshë mishngrënëse

(të hongërt huta turijt)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!