24.01.2015 Views

2. - Albas

2. - Albas

2. - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

supertalent

Intervistë me nxënësen

Antha Mitrushi

Antha Mitrushi është nxënëse në klasën e tetë të shkollës së muzikës “Servete Maçi”. Kur

shkuam ta takonim në shkollë, ajo po studionte në piano me mësuesen e saj, Zana Pirdenin.

1. Pse piano A nuk do të ishte më mirë një instrument që mund ta

merrje me vete e të luaje sa herë të doje

Sepse pianoja është e veçantë, është mbi gjitha veglat e tjera muzikore.

Shtysa e parë ka qenë familja ime. Babai shpesh më thoshte që unë

kisha disa të dhëna për muzikën në përgjithësi. Mbase ata më kanë

drejtuar nga pianoja..., nuk e di. Pastaj unë rrjedh nga një familje ku

të gjithë kanë “vesh muzike”. Madje babai i bie shumë bukur kitarës.

Midis të dyjave, unë zgjodha pianon, sepse me atë ndihem më mirë

dhe vetvetja.

2. A është e vështirë t’i biesh pianos

Çfarë këshillash do të jepje për ata që duan ta mësojnë

Është e vështirë si çdo instrument. Duhet mjaft punë për të qenë një

pianiste e mirë. Unë mendoj se 60% është punë dhe vetëm 40 %

është talent. Studioj rreth 3 orë në ditë, kurse ditëve pushim 2 orë në

mëngjes dhe 2 orë në mbrëmje.

3. Zakonisht ti luan pjesët e kompozitorëve të njohur. Cili është i

preferuari yt

Gjatë konkurseve kam luajtur pjesët më të dëgjuara nga Bethoven,

Shopen, Bah, Hajden, kurse semestrin e dytë kam në plan të përgatit

një pjesë të Moxartit. I preferuari im ngelet Bethoveni.

4. Ju keni marrë deri tani 10 çmime. Kur dhe ku keni marrë për

herë të parë çmim dhe si u ndjetë

Çmimin e parë e kam marrë kur isha në klasën e dytë. Ishte një

çmim special te konkursi “Këngët e Tokës”. Eh, sa emocione pata atë

ditë! Nuk do t’i harroj asnjëherë. Më pas vijuan çmime të tjera. Në

klasën e tretë mora çmimin e Virtuozitetit nga Shoqata e Pianistëve

(EPTA). Vitet kaluan dhe, kur isha në klasën e pestë, mora dy çmime

përnjëherësh: “Çmimi i parë absolut” dhe “Sonata Klasike”, kurse kur

isha në klasën e gjashtë, mora çmimin e Karrierës, të gjitha nga EPTA.

Dëshiroj të ndaj me lexuesit e revistës suaj dhe një emocion të veçantë

që provova në maj të vitit 2010, ku për herë të parë debutova si soliste

me orkestrën e RTSH-së.

5. Çfarë ndieni kur hipni në skenë dhe konkurroni Frikë Emocion

…Po kur merrni çmime

Fillimisht kam frikë, por kur filloj të luaj, pianoja m’i heq të gjitha

emocionet. Bëhem një me muzikën dhe harroj që salla është plot. Kur

marr çmim përveç gëzimit të madh që ndiej në zemër, i them vetes me

zë të ulët: “Bëhu gati! Sfida të tjera të presin”. (qesh)

6. Kujt ia dedikoni këtë sukses

Sigurisht, nuk ia kam dalë e vetme. Mësuese Zana më ka shoqëruar

dhe më ka përgatitur që kur isha 5 vjeç e gjysmë. Edhe sot ju më gjetët

me të…(qesh). Familja ime e dashur ka qenë shtysë e padiskutueshme

dhe sot e them me bindje se e ardhmja ime është pianoja dhe emri

pianiste.

Ne u ndamë nga Antha, duke shpresuar që t’i realizohen të gjitha

dëshirat dhe duke i uruar asaj një të ardhme të shkëlqyer, të ndritshme

dhe plot fitore.

20

PIANO

si pasion

Alba Hajdini

Një pasdite një gazetare e redaksisë sonë shkoi dhe

takoi një vajzë të veçantë. Ajo quhet Alba Hajdini. Ajo

është vajza e sopranos së mirënjohur Kozeta Hajdini

(e cila interpreton në skenat e operave më të njohura

evropiane). Alba është rritur me dashurinë për pianon

dhe muzikën. Ajo i kushton ushtrimit në piano mjaft nga

koha e saj e lirë. Kur arritëm te shtëpia, ne takuam Albën

dhe gjyshen e saj, e cila kujdeset për të, kur zonja Kozeta

ndodhet jashtë shtetit. Ajo që binte në sy ishte pianoja

e vjetër dhe sipër saj, statuja e një prej figurave më të

shquara të muzikës, Ludvig van Bethoven. Në fillim Alba

e ka pasur shumë të vështirë të ushtrohej në piano, por

me kalimin e kohës pianoja u bë pjesë e ditës së saj.

Me të kalon mërzitjen dhe momentet e gëzuara. Çdo

ditë ajo ushtrohet në shtëpi me mësuese Mira Ketën,

pianiste në Akademinë e Arteve në Tiranë. Kur ishte më

e vogël provoi të shkruante edhe disa pjesë muzikore,

madje kishte bërë edhe një fanse, shoqen e mamit, por

sot ajo e pëlqen pianon dhe interpreton në të thjesht për

hobi. Pjesët e preferuara të Albës janë shumë, po më

kryesoret janë: “Kënga e pranverës” “Kënga e mullirit”,

“Për Elizën” etj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!