24.01.2015 Views

2. - Albas

2. - Albas

2. - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Mirësevin

zebra

Miq, unë jam Noeli!

Ashtu si ju, më pëlqejnë shumë kafshët

dhe nuk po flas vetëm për macet, qentë apo

kafshët e tjera shtëpiake, por edhe për ato më të

çuditshmet. Nëse edhe juve ju pëlqejnë atëherë

më ndiqni, pasi do t’ju njoh me kafshët e xhunglës.

Këto kafshë janë shumë interesante dhe të

shumëllojshme. Disa janë të bukura, disa të

frikshme, por të gjitha janë tërheqëse.

Meqë ra fjala te tërheqëset, a i keni parasysh zebrat e Afrikës

Zebrat bëjnë pjesë në familjen Equidae (në gjuhën latine dhe

shkencore), ku përfshihen kuajt, gomarët dhe natyrisht, zebrat.

Pjesëtarët e kësaj familjeje gjitarësh kanë trupa muskulozë me

këmbë të gjata dhe të holla (ata nuk kanë gishta si ne), për të

vrapuar shumë shpejt dhe me thundra poshtë. Zebrat e kanë

trupin vija vija, të bardha dhe të zeza.

Por edhe sjellja e tyre të lë përshtypje. Asnjeri nuk ka mundur

t’i zbusë ato, siç është bërë me kalin dhe gomarin. Pikërisht

prej kësaj kanë marrë edhe emrin, i cili vjen nga portugalishtja

e vjetër, “zevra” që do të thotë “gomar i egër”. Këto kafshë

mund të gjenden në vendbanime të ndryshme, si në fusha,

savana, pyje, lugina, male dhe kodra. Por, faktorë të ndryshëm e

kanë vështirësuar shumë jetesën e zebrave, simodos ndjekja nga

gjuetarët që kërkojnë lëkurën e tyre aq të bukur.

34

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!