12.07.2015 Views

Edukata shoqërore 5 - Albas

Edukata shoqërore 5 - Albas

Edukata shoqërore 5 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “<strong>Edukata</strong> shoqërore 5”Tema 1. Automjetet dhe rreziqet??KAPITULLI IVEDUKIMI RRUGORObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:• Të flasë për llojet e automjeteve.• Të dallojë rreziqet dhe rregullat për shmangien e tyre.• Të vlerësojë situata të ndryshme kritike në rrugë.Fjalë kyç: automjet, pasagjer, pika të verbra, siguri, këmbësor.Mjetet:teksti i nxënësit, pamje të automjeteve të ndryshme, shenjat e? qarkullimit rrugor.Aftësitë: të folurit, të diskutuarit, të vepruarit.Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari KohaParashikimiBisedë përgatitore për diskutimNdërtimi i njohuriveDebat me nxënësitPërforcimiVeprimtari praktike në klasë?Zhvillimi i mësimitParashikimi: Bisedë përgatitore për diskutimBisedohet me nxënësit.- Ç’janë automjetet? (Automjetet janë mjete me motor (me rrota) që shërbejnë për transportimin eudhëtarëve ose të mallrave nga një vend në një vend tjetër në rrugë tokësore.)- Cilat janë llojet e automjeteve?Veturat që transportojnë njerëz.Autobus për transport njerëzish.Automjete për transport mallrash.Kamion për transport mallrash.Automjete për transport të veçantë (autobot, p.sh.: me ujë ose naftë).Autokampe që shërbejnë si shtëpi lëvizëse, për të kaluar pushime në vende të ndryshme në mal ose në det.Diskutim me nxënësit për edukimin rrugor.- Kur udhëton me një automjet si quhesh? (Pasagjer.)- Kur ecën vetë në rrugë si quhesh? (Këmbësor.)- Pse shoferët e automjeteve duhen të jenë të kujdesshëm? (Sepse ata rrezikojnë jetën e tyre dhe tëpasagjerëve.)Ndërtimi i njohurive: Debat me nxënësit- A dini ju rrugë të tjera në qytetin ose lagjen tuaj, që nuk sigurojnë fushë-pamje?- Si quhet kjo rrugë?Nxënësit përgjigjen nga leximi i një fragmenti në tekst: - Kjo lloj rruge quhet “pikë e verbër”, sepse nuksiguron pamje për shoferin (shoferi duhet të ulë shpejtësinë).- Ç’duhet të bëjë këmbësori në një rrugë të tillë? (Këmbësori duhet të kontrollojë rrugën me dëgjim evështrim.)- Çfarë rreziku ka në rast se kalojmë midis makinave të ndaluara?- Ç’mund të ndodh nëse shoferi nuk i sheh fëmijët dhe nis makinën?(Të kontrolloni nëse është brenda shoferi i makinës dhe të jeni siguruar që ju sheh. Atëherë u siguruat – Nisuni!)Përforcimi: Veprimtari praktike në klasëSillen në klasë automjete-lodra të llojeve të ndryshme. Praktikoni me shokët e shoqet e klasës rastet errezikut që mësuan më lart dhe tregoni se si do t`i shmangni rreziqet.Detyrat tona: Të respektojmë rregullat në rrugë si pasagjer ose këmbësor. Kjo jep siguri.207

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!