25.07.2013 Views

Revista Pedagogjike 2011 - Instituti i Zhvillimit te Arsimit

Revista Pedagogjike 2011 - Instituti i Zhvillimit te Arsimit

Revista Pedagogjike 2011 - Instituti i Zhvillimit te Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Revista pedagogjike, 2011

5. Ndihet vendimmarrës.

6. Vlerëson veten dhe të tjerët. Po shkohet drejt portofolit të vlerësimit

të nxënësit.

Aktualisht, institucionet arsimore po përqendrohen në aftësinë

dhe në shprehitë e reja të punës dhe në një mënyrë tjetër të menduari,

të menduarit krijues dhe kritik. Të menduarit kritik është një proces

i ndërlikuar i integrimit të ideve dhe të burimeve në mënyrë krijuese, i

rikonceptimit dhe i ristrukturimit të koncepteve dhe të informacionit. Të

menduarit krijues është aftësia për të gjeneruar alternativa, për të marrë në

shqyrtim faktorë të ndryshëm, është një plotës i nevojshëm i të menduarit

kritik. Aftësitë e të menduarit kritik dhe krijues nuk fitohen në mënyrë të

rastësishme. Ato fitohen gjatë një procesi të gjatë e të vazhdueshëm.

Thelbi i mësimdhënies bashkëkohore i modifikon rolet. Mësuesi,

tashmë drejton, orienton, udhëzon, bisedon, diskuton, shkëmben ide.

Nxënësi, i cili më parë kishte si funksion të përgjigjej kur pyetej, të dëgjonte

dhe të riprodhonte informacionet, ka kaluar në përfshirje, në veprim. Mund

të thuhet se mësuesi dhe nxënësi janë bërë bashkautorë të orës së mësimit.

Këtu ka vend për të thelluar të mësuarit dhe të nxënit, ndërthurjen e tyre, të

mësuarit me tema e të mësuarit me projekte, të cilat sigurojnë një aktivizim

masiv të nxënësve.

Gardner vë në dukje se “Sipas një përkufizimi, mësues i aftë është ai

që, për të njëjtin koncept, mund të hapë një numër të ndryshëm dritaresh...

Një mësues i suksesshëm shërben si një “ndërmjetës midis nxënësit dhe

programit mësimor”, gjithmonë i gatshëm për protetikën edukuese – tekste,

filma, software kompjuteri – të cilat mund të ndihmojnë në shpjegimin e

përmbajtjes, në një mënyrë sa më të efektshme, për nxënësit që shfaqin

karakteristika për këtë formë të mësuari”. 13 Ai shton se: “Nuk ka rëndësi

sa i zgjuar je, por ka rëndësi për çfarë je i zgjuar” dhe, sipas tij, ne, si qenie

njerëzore, të gjithë kemi një aftësi për të zgjidhur probleme të llojeve të

ndryshme. Çdo subjekt ka stilin e vet të të mësuarit dhe një formë të vetme

të inteligjencës. Çdo subjekt, edhe në rast se ka një mangësi, mund të ketë

një mënyrë të veten dhe origjinale të njohjes.

“Filozofia progresive dhe arsimi humanist rrisin vetëkuptimin

dhe vetëndërgjegjësimin e nxënësit, e ndihmojnë atë të personalizojë dhe

të individualizojë të mësuarit, si dhe të përputhë (të paktën të vlerësojë)

nevojat dhe interesat vetjake të tij me përvojat akademike.

13 Gardner, Howard., Mendja e pashkolluar, Tiranë, 2003, faqe 214.

36

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!