21.01.2015 Views

matematika 3 - Kapitulli I-II.indd - Albas

matematika 3 - Kapitulli I-II.indd - Albas

matematika 3 - Kapitulli I-II.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KREU I

Nxënësit plotësojnë tabelën në detyrën 1, ku përcaktojnë numrat çift ose tek.

Pastaj përcaktojnë nëse numrat janë numra tek apo çift, duke bërë shumën me mend:

8 + 6 = 14 (çift),

16 + 13 = 29 (tek),

13 + 17 = 20 (çift).

Nxënësit, së bashku më mësuesin/en dalin në përfundimin:

Shuma e dy numrave tek është çift.

Shuma e dy numrave çift është çift.

Shuma e dy numrave njëri tek e tjetri çift është tek.

Pastaj plotësojnë detyrën 3, përcaktojnë pa bërë veprimin se ç’do të jetë shuma e çifteve të numrave.

364, 261 – tek,

6312, 1444 – çift.

Përforcimi: Lëviz/ Ndalo/ Krijo dyshe

Nxënësit do të mendojnë çifte numrash që e kanë shumën tek ose çift, pa bërë veprime. Tërhiqet vëmendja

mbi rregullat e metodës “Lëviz/Ndalo/Krijo dyshe”. Nxënësit ngrihen dhe lëvizin nëpër klasë.

Kur mësuesi/ja thotë “ndalo!”, ata duhet të qëndrojnë në vend dhe të krijojnë dyshe me nxënësin më të

afërt, me të cilin diskutojnë për çiftet e numrave që kanë menduar.

Pasi përfundon koha për kryerjen e detyrës, nxënësit kthehen nëpër vende, diskutohet rreth shumave që

kanë menduar.

Detyrë shtëpie: Detyrat 1, 2, 3, në faqen 22 të Fletores së punës.

20

Tema: Të kontrolloj njohuritë e mia

Objektivat

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të zbërthejë numrat sipas rendeve.

• Të krahasojë numrat me katër shifra, duke shpjeguar mënyrën e krahasimit.

• Të formojë vargje numerike sipas një rregulle të caktuar.

Konceptet kryesore

zbërthimi i numrit, krahasimi, vargu numerik.

36

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Mendo/ Krijo dyshe/ Diskuto

Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve/Krahaso – dallo

Përforcimi

Lapsat në mes

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Mendo/ Krijo dyshe/ Diskuto

Nxënësit punojnë detyrën 1. Mendohen 2 mënyra për zbërthimin e numrave. Zbërthehen numrat 4-shifrorë

sipas rendeve dhe sipas vlerës së pozicionit të çdo shifre.

4000 + 300 + 60 + 8

4358

4 M +3 Q + 6 Dh + 8 Nj

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!