10.07.2015 Views

numri 206 final.CDR

numri 206 final.CDR

numri 206 final.CDR

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Hëna e rejurisprudencës. "Dija e Realitetit tëVërtetë" është lëmi i atyre 'ulem?veqë studiojnë kel?min, sufizminteorik dhe/ose filosofinë. Këta dijetarëshpjegojnë mësimet kur'anorembi realitetin e Zotit, natyrën e kozmosit,dhe bërjen e vetes njerëzore.Me fjalë të tjera, ky grup i dytë i'ulem?ve studion metafizikën,teologjinë, kozmologjinë dhepsikologjinë e përshpirtshme. Sferae tretë, "dija e përsosjes shpirtërore"trajton mënyrën e shndërrimit tëbrendshëm dhe përputhjen me normate vendosura nga Zoti, jo vetëmnë të vepruar e të menduar, por edhenë qenien tonë të brendshme. Kylëm është specialiteti i mjeshtravesufi.KONFLIKTI MESKONCEPTEVEThashë se arsimi modern është ipapërputhshëm me arsimin tradicionalmusliman. Me arsim tradicionalmusliman nënkuptoj "udhëziminnë Rrugën e Drejtë", e cila shpienë të vepruarit e duhur, të kuptuarite drejtë dhe shndërrimin e duhur tëvetes. Me të pikasur që arsimi islamfokusohej në arritjen e përsosmërisënjerëzore sipas normave Hyjnore - ejo normave humaniste tëIluminizmit - mund të kuptojmëlehtë përse arsimi modern shkatërronbazat mbi të cilat mund të ndërtohetarsimi islam. Më lejoni të tregojdisa pika, ku shfaqet konfliktindërmjet arsimit islam e atij modern,sidomos në lidhje me pariminthemelor të mendimit Islam, teuhidit.Arsimi modern pretendon sebazohet në "shkencë" dhe e merrautoritetin e vet duke qenë "shkencor".Mendimi shkencor karakterizohetnga fokusi i tij mbi shumësinëdhe studimin empirik të sferës sëkapshme nga shqisat, qoftë nësekëto e arrijnë futjen në atë sferëdrejtpërsëdrejti apo me anë tëinstrumenteve. Mendimi shkencorhedh poshtë, në mënyrë impliciteose edhe eksplicite, çdo lloj dijeje qënuk verifikohet dot empirikisht. Kylloj qasjeje është i dobishëm për tëfituar kontroll mbi mjedisin e njerëzit,siç është fare e qartë te mënyra nëtë cilën ajo përdoret nga qeveritë,ushtria dhe industria. Mirëpo, me tëpretenduar se dija shkencore ështëdituria e vetme e vlefshme dhe eligjshme, nuk mund të bëhet më fjalëpër shkencë, po për "shkencizëm",besimin se vetëm shkenca lejonqasje tek e vërteta. Shkencëtarët janëzakonisht tepër të sofistikuar për tëbesuar në shkencizëm, sepse ata ekuptojnë se shkencizmi është njëqëndrim ideologjik, i cili nuk mundtë demonstrohet empirikisht.Prapëseprapë, shkencizmi ështënjë përbërës i fuqishëm i botëkuptimitmodern. Shumica e njerëzvebesojnë në pretendimet për tëvërtetën që bën shkenca, më shumësesa besojnë në pohimet për tëvërtetën që bën feja. Ata besojnë seshkenca merret me dijen dherealitetin objektiv dhe pandehin sefeja merret thjesht me sferën subjektivetë opinioneve dhe ndjenjave.Besimi në shkencë është thellësisht ipapërputhshëm me qasjen e diturisëislame. Në terma islame, e vetmjadituri e vërtetë, e vetma dije absolutishte besueshme dhe e vërtetësishmeështë teuhidi, fakti se nuk kaasgjë reale përveç Realitetit. Kjoështë njohur gjithmonë si e vërtetë,si fakt e jo si besim. Ajo është"besim" vetëm për njerëzit ethjeshtë, të cilët e pranojnë mbibazën e autoritetit, por nuk e kuptojnëse çfarë do të thotë. Për çdo personme intelekt të shëndoshë ('aklsel?m), ajo përbën të vërtetënthemelore, përmes të cilës duhenkuptuar të gjitha të vërtetat dheduhet ndërtuar e tërë dituria. Ciladoformë e dijes që shpërfill teuhidinështë injorante për atë të vërtetë tëvetme, nga e cila varet çdo e vërtetë.Gjithkush e di se qytetërimiislam zhvilloi një sërë disiplinashshkencore në mënyra skajimisht tësofistikuara si matematika, astronomiae mjekësia. Mirëpo, këto disiplinaishin gjithmonë pjesë e njëvizioni më të madh, dhe ky vizionishte teuhidi. Botëkuptimi islam nisiduke pohuar realitetin e Zotit,Unitetin e Realit të përfundëm, rrënjëzimine gjithçkaje te Zoti. Kjonënkuptonte se të kuptuarit e drejtëtë gjërave varej nga të kuptuarit etyre në raport me Zotin - Realitetin ePërfundëm. Çdo dije mbi botën, qënuk e vendos botën në terma tëBurimit të saj Transhendent, ështënë të vërtetë injorancë, sepse i pengonnjerëzit nga të shikuarit egjërave ashtu siç janë në të vërtetë.Është mjaft e qartë se një intuizimi unitetit i nxit shkencëtarët eepokës moderne në kërkimin e tyrepër teori gjithpërfshirëse të universit.Por gjithashtu nuk mund të ketëkurrfarë dyshimi se teoritë që mbizotërojnëdisiplinat shkencore dheakademike bashkëkohore janëshpalosje të një parimi, të cilin mundta quajmë tekth?r. Teuhidi buronnga fjala wahde (njëshmëri) dhenënkupton të pohuarit e njëshmërisësë Zotit, të deklaruarit eunitetit të Realitetit të Përfundëm.Tekth?r buron nga fjala kathra(shumësí) e nënkupton pohimin eshumësisë së realitetit. Njëbotëvështrim tekth?ri e mohonteuhidin, implicitisht ose edhe haptazi.Në vend të Një Realiteti, aishtron shumë realitete. Rezultatipërfundimtar është shpërhapja edijes njerëzore, larmizimi i disiplinaveshkencore dhe akademike,shumësia e synimeve njerëzore, dhenjë mospajtim, përçarje, çintegrim,konflikt e shthurje pa fund.Tekth?ri nuk është medoemos ikeq. Filosofët muslimanë nganjëherëe përdornin këtë fjalë për tëtreguar vetë aktin, me anë të të cilitNjë Zot krijon një botë shumësie.Mirëpo, detyra njerëzore është t'i ikëtekth?rit, të shohë tej shumësisë dhepërçarjes që sundojnë sferën e dukshme.Njerëzit ftohen të vendosinteuhidin, që nënkupton prurjen eunitetit, harmonisë, barazpeshës,drejtësisë dhe paqes. Megjithatë, atathërriten që ta arrijnë këtë në vetëjetët e tyre. Askush nuk mund të sjellëharmoni, barazpeshë dhe paqe nëbotë nëse nuk ndodhet në paqe meZotin. Fakti që teuhidi duhet të fillojëme individin tregon kah një prejdallimeve elementare ndërmjetmendimit tradicional dhe sistemeveideologjike moderne. Islami kamësuar gjithmonë se çdo individështë përgjegjës para Zotit. Pa plotësuarpërgjegjësitë vetjake nuk mundtë jetohet sipas normave të Zotit. Nëkontrast me këtë, mendimi modernpohon se një shoqëri e harmonishmemund të ndërtohet njëherazi,duke e imponuar një sistem mbishoqërinë. Kur të gjithë i bëhen konformsistemit të imponuar - një sistemitë shpikur nga ideologët e tëdetyruar nga byrokratët - shoqëriado të jetë e harmonishme. Me fjalë tëtjera, shoqëria tradicionale thotë:"Fillo me veten!"; mendimi modernthotë: "Reformo të tjerët!"Shkurt, teuhidi është një vizionqë duhet arritur nga çdo qenie njerëzore.Ai përbën detyrën e individëve.Rruga për të arritur atë quhet Udhae Drejtë. Ata që i çojnë njerëzit nëUdhë të drejtë janë parasëgjithashZoti, pastaj profetët, pastajtrashëguesit e profetëve. Megjithatë,nuk mundemi thjesht të ndjekimmësuesit. Ajo që kupton mësuesijuaj nuk ju ndihmon, përveç nëse ekuptoni edhe ju. Është përgjegjësia eçdo muslimani që të kërkojë dijen etij dhe të kuptuarit e tij vetjak."Kërkimi i diturisë është idetyrueshëm për çdo musliman emuslimane" ka thënë Profeti. Dhe kykërkim zgjat "nga djepi gjer në varr"na tregon ai gjithashtu. Pa ngulmiminpër të kuptuar, njerëzit do tëmbeten injorantë e harrues, pavarësishtse sa mund të kenë zotëruarshkencën dhe inxhenjerinë,filosofinë dhe sociologjinë, ose cilëndodisiplinë tjetër të rrënjëzuar nëtekth?r.ARSIMI TRADICIONALISLAMArsimi tradicional islam ështëpërpjekur të sigurojë mjetet, përmestë cilave njerëzit mund të arrijnë vetënjë vizion të teuhidit. Ndjekja eRrugës së Drejtë shihej si përpjekjeindividuale që kërkonte të kuptuarite rrjedhimeve të teuhidit për vetëindividin. Vetëm atëherë mund t'idrejtohej ai/ajo ndihmës së tëtjerëve. Sipas shumë dijetarëve muslimanë,sidomos atyre me prirjefilosofike, qëllimi i ndjekjes sëRrugës së Drejtë është tehk?ku, qëdtth realizimi dhe verifikimi.Fjala tehk?k vjen nga fjala hakk,një emër kur'anor i Zotit, që do tëthotë, i vërtetë, real, i duhur, i denjë.Rrjedhimi i këtij emri hyjnor ështëse vetëm Zoti është e vërteta,realiteti, e drejta dhe e duhura.Mirëpo, Kur'ani na thotë se Zoti krijoigjithçka me hakk, pra me tëkorrik, 200815

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!