10.07.2015 Views

numri 206 final.CDR

numri 206 final.CDR

numri 206 final.CDR

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ZëriiSHTOJCË INFORMATIVE DHE KULTURORE E STUDENTËVE TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE ISLAMEFSHI" Zoti ynë bëne të sotmen tone më të mire se të djeshmen, ndërsa tënesërmen tone më të mire se të sotmen ".SA JEMI MYSLIMANSemi AJETI viti i II-tëLigji universal i cili rregullon jetëne njeriut, në të gjitha aspektet, prej atijekonomik, shoqëror dhe politik, deri nëatë mendor, emocional dhe praktik,është shndërruar në ndienja të kota,ndjenja pa mbështetje në jetën e vërtetë,sepse si i tillë ai edhe më tej vazhdon tëjetojë në ambient joislam, pa mosvepruar asgjë me çka do të ndryshonteveten dhe rrethin ku jeton. Jeta e tij, tëmenduarit, perceptimi dhe sjellja e tijpraktike, nuk përputhen me Islamin, asnë raportin individ-individ, e as nëraportin individ-shoqëri, respektivishtshtet.Vallë, muslimani mendon se mundtë sillet kundër të gjitha ligjeve të Allllahutxh.sh. dhe t`i shkel krejt amanetete veta, se mund të tradhëtojë, gënjejë,vjedh, t`u dorzohet epsheve dhe të pranojnënçmime të ndryshme dhe mëkate,të refuzojë pjesmarrjen në ndërtimin eshoqërisë islame dhe me këtë praktikishtta ndihmojë zhvilimin e shoqërisë joislame,e cila mbështetet në dhunë, devijimdhe mëkate, dhe pas gjithë kësaj, medisa rekate namaz që kryen gjatë ditësdon ta xhveshë shpirtin joislam dhe tëkrahasohet me muslimanët e vërtetë?!E njëjta pyetje mund t’i drejtohetedhe muslimanes. Mos vallë ajo mendonse mund t`i thejë dispozitat e Allllahutxh.sh. dhe mund të tradhëtojë, tëgënjejë, xhelozojë dhe përgojojë, të dalëe lakuriqësuar duke iu afruar magjepsjene vet syrit lakmues, duke i kontribuarkështu vendosjes së shoqërisëjoislame, dhe pas tërë kësaj të mendoj se“qëllimi i pastër” në shpirt mund talargojë nga ajo petkun joislam dhemund të krahasohet me muslimanet evërteta?!Pa dyshim, muslimanët e parë ekanë kuptuar islamin më ndryshe se sane sot. Ata nuk kanë qenë të kënaqur mekryerjen e një <strong>numri</strong> të caktuar të ibadeteveobliguese, pavarësisht nga praktikae tyre e përditshme, dhe nuk kanë menduarse është e mundshme t`i drejtohensinqerisht All-llahut gjatë ibadetit e pastajtë kthehen dhe të pranojnë ndonjërrugë tjetër në jetën praktike. Islami itillë, siç e ka kuptuar i Dërguari s.a.v.s.as`habët e tij dhe pasuesit e vërtetë,është dorëzim i plotë ndaj All-llahut metërë qenien. Çdo mendim, çdo ndjenjëdhe çdo moment i përjetuar duhet të jetëi udhëhequr dhe i harmonizuar me ligjetqë i ka urdhëruar All-llahu xh.sh.Dëshmia se vetëm All-llahu ështëZot dhe se Muhammedi s.a.v.s. është idërguari i All-llahut, si kusht i parë iIslamit, nuk është kuptuar si deklarimverbal për përkatësinë Islame. Me fjalëtnuk ka zot tjetër përveç All-llahut, atakanë manifestuar dhe kanë besuar seAll-llahu është i Vetmi dhe poseduesi ipaprekshëm i gjithçkahit që egziston, seAi është programues i vetëm dhe kontrolluesi gjithçka ndodh, dhe se vetëmAtë duhet adhuruar, Atij duhet frikësuar,caktimin dhe kufijtë e Tij duhet respektuar.Kanë besuar bindshëm se vetëm Aidhuron jetë dhe e cakton momentin evdekjes, dhe se i tërë fati dhe furnizimijanë vetëm prej Tij, njëherit duke pasurparasysh se drejtimi dhe robërimi ndajkujtdo qoftë pos tij, mashtrimi se ndonjëqenie apo forcë në këtë botë udhëheqme jetën e tyre pos All-llahut xh.sh.paraqet shirk të rëndë, nga i cili i janëlutur pandërprerë All-llahut që t`i mbrojë.Nga fjalët Lailahe ilallah kanë kuptuar,se Ai është sunduesi dhe Gjykatësii vetëm, se Ai cakton dhe vë ligje, me tëcilat njeriu është i obliguar të sillet dhetë udhëheqë gjatë jetës së vet. Këtë tëdrejtë nuk e ka askush tjetër dhe asnjëforcë tjetër në këtë botë.Njëherit e kanë kuptuar se kjo evërtetë është e vjetër aq sa edhe njerëzimi,sepse është shpallur dhe kumtuar sëbashku me daljen e Ademit a.s. në Tokë.Gjithashtu në të dëshmuarit seMuhammedi s.a.v.s. është i dërguar iAll-llahut xh.sh. ata kanë kuptuar se aiështë i zgjedhur dhe i autorizuar të përcjellëdhe paraqet këtë udhëzim, nëpasimin e të cilit obligohen njerëzit dhese duhet t`i nënshtrohemi dhe ta pasojmëatë. Muslimanët e parë e kanë kuptuarPejgamberin s.a.v.s. si një zbatim,praktim dhe të gjallë të shpalljes sëZotit, si shembull në çdo punë dhe çdosituatë. Ai është prijës, mësues dheedukues i shoqërisë muslimane. Ai ështëdritë, sipas së cilës bëhet orientimi nëerrësirë.Pejgamberi s.a.v.s. në një hadiththotë: “Është ngritur Islami mbi pesështylla: Të dëshmuarit se All-llahuxh.sh. është i vetmi Zot dhe Muhammedia.s. është i dërguari i Tij, falja e namazit,agjërimi i muajit të Ramazanit, dhëniae Zekatit dhe shkuarja në Haxhxhkush ka mundësi”.Pra, nga kjo nënkuptohet se Islamiështë ngritur mbi pesë shtylla, por nukka domenthënie se vetëm këto pesështylla janë Islami. Këto pesë janë shtyllattë cilat e mbajnë Islamin, por Islamiështë ajo e cila qëndron përmbi e joshtyllat edhe pse pa shtylla nuk do tëkishte pasur mundësi të qëndronteIslami. Por, nëqoftë se i kemi shtyllatdhe nuk e kemi Islamin, atëherë do tëngjante sikur një shtëpi të cilës i janëngritur shtyllat, por nuk është ndërtuarnë të diçka, në të nuk mund të qëndrojeas dimrit e as verës, dimrit do të mbulontebora, ndërsa verës do të digjte nxehtësiae madhe. Por çka është ajo e cilai mban edhe shtyllat, edhe Islamin, kuqëndron e gjithë kjo ndërtesë? Kjo ështëKur`ani dhe Sunneti. Kjo paraqet shkurtimishtkuptimin e të manifestuarit se,Zot është vetëm All-llahu dhe seMuhammedi s.a.v.s. është i dërguari iTij, i cili nëse me të vërtetë instalohetdhe përforcohet në vetëdijen e njeriut,është konfirmim i mjaftueshëm se aiështë musliman, sepse ajo në esencëparaqet edhe esencën e Islamit, garantontransformimin në jetën e njeriut dhe edrejton në rrugën e drejtë, rrugë që shpiekah All-llahu xh.sh. Muslimanët e parëkanë kuptuar se, po që se ai nijjet nukrealizohet në praktikën konkrete dhesjelljen reale, ai në botën reale, si dhepara Zotit nuk ka kurrfarë peshe dhekuptimi. I dërguari i All-llahut s.a.v.s.lidhur me këtë thotë: : Imanin nuk ebëjnë dëshirat e bukura dhe as pispillosja,por e bën ajo që flen në zemër dhevërtetohet në vepër”.Në asnjë shoqëri joislame nuk kandodhur që e tërë shoqëria të angazhohetnë përpjekjen e zbatimit të urdhëravetë Zotit, në përpjekjen e ngritjessë tërë shoqërisë në bazë të udhëzimevetë Zotit, si rezultat i besimit serioz në atourdhëra dhe udhëzime, besimit të rënjosurfortë në thellësitë e shpirtit dhevetëdijen e individit.Një herë erdhi një beduin tePejgamberi s.a.v.s. dhe kërkoi diçka, ePejgamberi a.s. i dha dhe tha: Të dhashëlëmoshë. – Jo ti asgjë nuk më ke dhënë,e as që ke bërë diçka të mirë- u përgjegjai. Muslimanët që dëgjuan këtë u hidhëruandhe u vërsulën drejt atij, porPejgamberi a.s. u dha shenjë që të largohen,e pastaj hyri në shtëpi. Pastaj e ftoibeduinin dhe i dha edhe diçka, dhe tha:Të dhashë lëmoshë. Po, All-llahu tëshpërbleftë ty dhe familjen tënde me tëmira- u përgjegj beduini. Pejgamberis.a.v.s. pastaj tha: Ti e the atë që e the,kurse edhe në shpirtërat e as`habëve tëmi ka diçka prej saj, andaj do të ishtemirë sikur edhe para tyre ta kishepërsëritur këtë gjë që e the para meje,ashtu që nga gjoksat e tyre të humbet ajoqë e ndjejnë kundër teje. – Do ta bëjëkëtë- u përgjegj ai. Kështu erdhi tënesërmen te Pejgamberi s.a.v.s., i cili itha: Ky beduini e tha atë që e tha, e unëi dhashë ende, me ç`rast ai pohoi se ishtei kënaqur. A është ashtu? – Po ashtuështë, u përgjigj beduini, All-llahu tëshpërbleftë ty dhe familjen tënde me tëmira. Pejgamberi s.a.v.s. pastaj tha:Rasti im dhe i këtij beduini është i njejtësikur rasti i një njeriu të cilit i ka ikurdevja. Njerëzit e ndjekën dhe u përpoqënta zënë, por kjo edhe më shumë elargonte. Andaj pronari i luti që ta lënëatë dhe deven e tij vet, duke thënë: “Unë jam më i afërt me të dhe e njohmirë”. Pastaj u drejtua nga deveja dukembajtur barë në dorë dhe duke e ndjellur.Ashtu e ka kthyer ngadalë gjersa nukka ardhur dhe nuk është përulur afër tij.Pastaj ia vuri shalën dhe i hypi. Sikurunë t`iu kisha lënë ta vritni beduinin kurai tha atë, do të kishit hyrë në xhehenem.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!