10.07.2015 Views

numri 206 final.CDR

numri 206 final.CDR

numri 206 final.CDR

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Hëna e reUNË JAM MYSLIMAN, NUKJAM FUNDAMENTALIST"O ju njerëz! Vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre (Ademit dhe Havës), ju bëmë popuj dhe fise që të njiheni ndërmjetvete, e s'ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që është më i devotshëm (më i njerëzishëm), e Allahu është shumë i dijshëmdhe hollësisht i njohur për çdo gjë". (Kur'an: El-Huxhurat, 13)Shkruan: Zekerija IDRIZIteolog(BERLIN-BAZEL)Zoti është krijues i botëve, i tokës dhe qiejvedhe i gjithçkaje në mes tyre dhe prapa tyre, i botëssë dukshme (fizike, fenomenale) dhe asaj tëpadukshme (metafizike, eskatologjike), injerëzimit, i florës dhe faunës, i Lindjes dhePerëndimit ...“Ai që njeh veten dhe të tjerëtGjithsesi se edhe këtu do të njohë:Orijenti dhe OksidentiNuk janë më për t’u ndarë.Orienti është i Zotit!Oksidenti është i Zotit!Hapësira e Veriut dhe e JugutPushojnë në paqe në duart e Tij!”– konstatoi poeti dhe filozofi gjerman,Volfgang Gete në Divanin e tij Perëndimoro-lindor(Johann Wolfgang Goethe (1749-1832),“West-östlicher Divan” (poezi), botuar në vitin1819. Teksti i tij fjalëpërfjalshëm gjermanisht:“Wer sich selbst und andre kenntwird auch heir erkennen:Orient und OkzidentSind nicht mehr zu trennen“Gottes ist der Orient!Gottes ist der Okzident!Nord-und südliches GeländeRuht im Frieden seiner Hände!”.Zoti i Madhërishëm nga paraekzistenca (ngaezeli) u vetëdeklarua: “Unë isha një margaritar,një thesar i çmueshëm, por i padukshëmdhe i panjohur, thjesht “anonim”.Vendosa, prandaj, të bëhem i njohur, dukenxjerrë në dritë këtë thesar Timin. Ndajkrijova NJERIUN dhe UNIVERSUMIN përt’më njohur, për t’më akceptuar, për t’mëbesuar dhe për t’më adhuruar. E, njerinë ekrijova në shembullin Tim, e përsosa atëduke fryrë në të pjesë nga “energjia”, nga“SHPIRTI”Im. Me të përsosur të tij, fill mëpas i urdhërova prerazi ENGJËJT e Mi “t’ipërkulen” njeriut në shenjtë respekti eadmirimi. E bëra atë reprezentant Timinnë tokë. Çka në qiej e në tokë ia vura nëdispozicion atij, duke ia tërhequr vërejtjenqë në çdo hap të ndjekë gjurmët-rrezete DRITËS Sime, gjurmët eUDHËRRËFIMIT Tim, duke mos devijuarkështu në asnjë çast ...”Megjithëkëtë, njeriu jo rrallë herë devijoi ngaky EMANET sublim HYJNOR, duke keqtrajtuar,sakatosur, syrgjynosur e vrarë këtë krijesë-vepërtë vet ZOTIT, këtë specie të llojit të vet, edhe atë,shih tragjedinë, shih ironinë, “në emër të Zotit”!!!?Njeriu kështu theu tradhëtisht besën e lidhur meZotin qysh në paraekzistencë, kur Zoti i tha: “Unëia kam ndaluar Vetes t’i bëj dëm njeriut.Krijesa Ime! Kij kujdes! Edhe ty ta ndalojrreptësisht t’i bësh dëm species së llojittënd. Kjo sepse s’e krijove ti veten dhe tëtjerët, por Unë të krijova ty dhe gjithënjerëzimin”. (Thënie e shenjtë e Zotit, tekstualisht“hadithi kudsijj”, e parafrazuar nga profetiMuhammed a.s.)Vallë ka mëkat më të madh se ajo që në emërtë Zotit të shkatërrosh vetë veprën e Zotit? Vallëka mëkat më të madh, më rrëqethës, se ajo kur“fundamentalisti” kamikaz, kriminel i cilësdo fe asekt religjioz qoftë, hedh veten në ajër në ndonjëaeroplan, në ndonjë çerdhe fëmijësh, në ndonjështëpi bonjakësh a fëmijësh pa prindër, në ndonjëshkollë filloristësh dhe në vende të tjera publike,me ç’rast i merr në qafë shumë jetë njerëzish tëpafajshëm? ...Teksa po bëj këtë pyetje, në kokë më silletvërdallë Fjala e Zotit: “...kush e mbyt një njeri(pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjëtjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrimnë tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’ikishte mbytur gjithë njerëzit. E kush engjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë)është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) tëgjithë njerëzit në botë ...”. (Kur’an: El-Maide,32)DIVERSITETETE gjithçka në këtë botë fenomenale Zoti e krijoinë themele antagoniste, në diversitete, dygjinish(mashkull-femër), kolorit.“Nga argumentet e Zotit është krijimi iqiejve e i tokës, shumëllojshmëria egjuhëve dhe ngjyrërave tuaja. E në këtoka argumente të qarta për të zotët e mendjes”- konfirmon i Madhërishmi në fjalën e Tij tëshenjtë, në Kur’an (Kaptina Er-Rrum, verseti 22).E, vetëm Zoti, i qofshim falë, është “mono”,është NJË, i Vetëm, i pashoq, i pashembullt ...Çuditërisht nga njerëzit vetëm “fundamentalisti”,“fanatiku” i paskrupull, “konzervativi”,“radikali” me injorancë religjioze, mëton ta prishë,respektivisht ta përdhos këtë “pejsazh” të mrekullueshëm,pitoresk, antagonist, diversiv,shumëngjyrësh të Perëndisë: ai këtë botë koloritedëshiron, akoma më keq, tenton ta bëjë nëmënyrë absurde “njëngjyrëshe”, “të njëtrajtshme”,monolite. Fundamentalisti mysliman,kristian, hebre, budist, taoist, konfuqionist, dailamist,ateist, politik apo çfarëdoqoftë ai, mëton t’ibëjë gjithë të tjerët si veten. Fundamentalisti,thjeshtë, dëshiron njeriun dhe botën t’i kthejë sëprapthi, do të thotë kundër Zotit. Aty diku nëKur’anin e shenjtë Zoti thotë tekstualisht:“Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’ibesonin çka janë në tokë që të gjithë. A tido t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?(Kur’an: Junus, 99)Njeri, lexo me vëmendje edhe këto verseteHyjnore në Kur’anin famëlartë:“Zoti është DRITË e qiejve dhe tokës.Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit tëvendosur në një zgavër të errët. Kandiligjendet brenda një qelqi si të ishte yllkorrik, 2008 29

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!