21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NJË NJERI

uji i ngrohtë ishte mbaruar dhe unë po qëndroja e ngrirë në ujin brisk

të ftohtë, pa lëvizur dhe pa kuptuar se po dridhesha. U fshiva shpejt,

hodha krahëve penuarin e trashë, pa veshur të brendëshmet dhe

zbrita shkallët. Dhoma e ndenjes ishte e ngrohtë dhe kur hapa

dritaren për ta ajrisur, dëgjova zërin e motrës sime që bërtiste nga

rruga. Mendova se kishte qënë ajo që telefonoi disa herë dhe me që

nuk u përgjigja erdhi me vrap për të më parë. Hapa derën, u puthëm

dhe u ulëm në divan.

-Ti më telefonove pak më parë?

- Jo, unë dola për pazar dhe u ktheva të pi kafenë me ty, duke

menduar se në këtë orë do të ishe zgjuar.

- Dikush telefonoi disa herë, por unë nuk u përgjigja se isha në

dush.

-Vajzat nuk kanë qënë se do kishin marrë në celular, kështu mos

u merakos.

Zilja e telefonit u dëgjua përsëri.

- Mirëmëngjez, - dëgjova zërin e ngjirur të Palit, - mos të zgjova,

se të telefonova disa herë dhe nuk mora përgjigje?

- Si je? - i thashë dhe një zjarrmi më pushtoi të gjithë trupin.

Ndjeva që u skuqa në fytyrë dhe një boshllëk po më ngrihej nga

fundi i barkut. U ula në divan dhe mora frymë thellë. Nuk ishte

frymëmarrje por një ofshamë e fortë, një rënkim pas një

dhimbjeje të beftë. Kisha mbi dy vjet që nuk kisha folur me Palin,

që kur ai u largua nga qyteti ynë për në Tiranë. U ndamë të

mërzitur me njëri - tjetrin dhe nuk më telefonoi asnjëherë. Unë

kisha menduar shumë herë për ta marrë në telefon por gjithmonë

e shtyja për më vonë. Nuk ishte vetëm kjo, por edhe egoja

ime. Nuk doja ta hidhja unë hapin e parë, megjithëse isha e

bindur në vetvete që Pali kishte të drejtë dhe ishte sjellë me mua

më mirë se një vëlla. Harrova që nuk isha vetëm dhe mu

10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!