21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NJË NJERI

Po rrija i heshtur duke analizuar fjalët e priftit të moshuar.

Fillimisht nuk më pëlqeu krahasimi, mu duk shumë vulgar por

alegoria ishte e gjetur. Duke kujtuar historinë e kombeve

europiane, dhe veçanërisht historinë e popullit gjerman në

kohën e Hitlerit, masakrat dhe genocidin ndaj hebrejve dhe

popujve sllavë, vura re jo pa dhimbje se ai kishte të drejtë.

Ripërtëritja dhe progresi i ndryshëm i dy Gjermanive pas luftës e

vërtetonte më së miri alegorinë. Ja thashë priftit këtë mendim. Ai

buzëqeshi, më kapi krahun dhe duke ecur tha:

- Ata besonin tek Zoti dhe në dashurinë e Tij!

Zëri i kumboi në kishën e zbrazur dhe mua mu duk se po

vinte nga kubeja e lartë. Instiktivisht ngrita kokën. Në kubenë

qëndrore figura e Krishtit e dëmtuar nga koha dhe tymi i qirinjve

mu duk sikur po buzëqeshte me cepat e buzëve. Pata ndjesinë,

sikur më foli duke thënë se Ai ishte aty, na shihte dhe na

dëgjonte. Bëra kryqin dhe u ktheva nga prifti.

- Më the se je me origjinë nga Korça. Nuk kam qënë në qytetin

tuaj, megjithëse kam patur dëshirë ta vizitoj. Në dy shekujt e

kaluar froni episkopal i Korçës ka qënë ndër më të nderuarit dhe

më të kërkuarit. Veç kësaj në shkollën ku kam mësuar kishin

studiuar disa nxënës nga Korça.

- Ju kini studiuar në Halki? - e pyeta i habitur.

- Ti e di Halkin? - U habit prifti më shumë se unë.

- Po atë, e kam vizituar Halkin disa vjet më parë dhe jam mahnitur

nga bukuria e atij ishulli. Kur hyra në shkollën e mbyllur

dhe pa nxënës, prifti i veshur civil që u ndodh atje e shtyu

shërbesën, për të më treguar me hollësi historinë e asaj shkolle,

duke më shëtitur në të gjithë ndërtesën, si dhe në kishën e saj.

- Ai nuk ishte prift, - më ndërpreu prifti, - ai ishte një nga 12

dhespotët kanonikë të Patrikanës së Kostandinopojës. Me ligjet e

40

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!