21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NJË NJERI

48

VIII

ANA

-Po ti preke ushqimin dhe pi pak verë, - më foli Pali. Ishte i

lodhur nga e folura pa ndërprerje dhe trokiti gotën me mua.

Nesër mund të mbash dietë për të konkuruar për Miss.

- Me sa po shoh ke ndryshuar shumë, - i thashë.

- Në ç’drejtim? - pyeti me habi.

- Po ja, je bërë më i qetë, më i shtruar, të mungon ekspresiviteti

dhe . . . . je pak budalla.

- Ke të drejtë, - foli duke qeshur. - Megjithëse jam kundër

teorisë së Darvinit, ambjenti i punës veproka tek njeriu edhe pa

dashjen e tij. Nuk mbaj mend sa kohë ka kaluar, që kur nuk u

kam bërtitur vartësve dhe kolegëve në punë. Sa për të fundit,

përsëri ke të drejtë, vërtet kam qënë pak i marrë, por tani duket

që po përmirësohem.

Gjatë gjithë kohës që fliste e shihja në fytyrë dhe më kujtoheshin

sa e sa biseda që kishim bërë së bashku, kur unë i tregoja

hallet dhe shqetësimet e mia. Ai më dëgjonte me vëmendje dhe

më jepte kurajo, për të kaluar gjendjen depresive. Kisha patur

një besim të patundur tek ai, se nuk do më nxirrte asnjë të

fshehtë. Më vonë, oh me vonë . . .

- Vazhdo të lutem, - i fola, - jam shumë kurioze të të dëgjoj

deri në fund, megjithëse e di përfundimin.

- Vetëm kurioziteti po të shtyn të më dëgjosh? - tha Pali pa

mundur ta fshihte një ironi të lehtë në tonin e zërit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!