21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NJË NJERI

50

IX

PALI

Të hënë Anna erdhi vonë në punë. Ajo kishte qënë në

Shkup për fundjavë dhe kishte kryer një kontroll rutinë në zyrën

lokale të Fondacionit. Kur hyri në zyrë mbas pushimit të drekës,

më përshendeti duke qeshur dhe tha :

- Falemnderit për shënimin, bëre mirë që më njoftove, se nuk

desha të pyesja. Ku do ma japësh darkën e famshme?

- Ti zgjedh vendin, unë paguaj - i thashë.

- Atëherë shkojmë tek unë - tha me buzën në gaz.

- Mirë, në orën 19 do të jem tek ti me të gjitha ushqimet dhe

pijet me vete.

- Po kamata?

- Do të gatuaj unë, po të mos mjaftojë kaq, më thuaj çfarë

duhet të paguaj tjetër dhe unë do të bindem.

Kur trokita në derën e saj, i ngarkuar me qeset me ushqime,

Anna e hapi derën menjëherë, thuajse po priste tek pragu. Kishte

marrë një pamje vezulluese, e veshur me një palë pantallona të

bardha lino, që i nxirnin shumë mirë në dukje trupin e saj të

përsosur dhe një bluzë jeshile, paksa të hapur para, që lejonte të

dukej vijën ndarëse të gjoksit.

- Je bërë shumë e bukur sot, të ka rënë hir.

- Faleminderit, jam zbukuruar për ty.

Bëra sikur s’e dëgjova dhe fillova të gatuaja në guzhinën e

vogël, ndërkohë që Anna po përgatiste tavolinën. Nga salloni më

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!