21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NJË NJERI

34

VII

PALI

Të nesërmen filluam punë për të hartuar programet e reja

sipas porosive të zotit Shulc. Po punonim të dy në skrivaninë e

Annas, sepse kompjuteri im kishte një difekt dhe Anna shkruante

më shpejt anglisht. Gjatë punës diskutonim herë pas here

me njëri tjetrin, vështrimet tona kryqëzoheshin pa asnjë iluzion

dhe nënkuptim për bisedën e djeshme. Kur përfunduam, ora e

kishte kaluar shtatën. E ndjenim veten të rraskapitur dhe të dy

kishim mendimin se nuk ishte ditë e përshtatshme për të

darkuar së bashku.

Të nesërmen, unë u nisa me shërbim në Prishtinë pas një

bisede telefonike me zotin Forbes, për një problem që nuk

priste. Ishte vonë për t’i telefonuar Annas, por i lashë një shënim

se do të paguaja kamatë vonesë për darkën. Katër ditët e kaluara

larg saj më shërbyen për të medituar për gjëndjen e krijuar dhe

për sjelljen time të mëvonshme. Rregullorja e punës në

Fondacion e ndalonte rreptësisht çdo lidhje midis punonjësve.

Por Anna më pëlqente, megjithëse nuk dija asgjë për jetën e saj.

Kush ishte kjo vajzë? Pse deri pardje për mua ishte thjesht një

kolege pune dhe sot mendoja vetëm për të, aq sa nuk arrij të

përqendrohem në punë? Kjo nuk më kishte ndodhur asnjëherë

më parë.

Si është e mundur që të bija në dashuri si një adoleshent tani

që i kisha kaluar me kohë të dyzetat. Ajo ishte sjellë shumë mirë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!