21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NJË NJERI

- Mund të rrëfehesh tek unë në se dëshiron.

Hezitova disa çaste, pastaj vendosa të rrëfehesha. I tregova

priftit serb jetën dhe dyshimet e mia hapur dhe pa ndrojtje. U

çudita me veten se si nuk më vinte turp prej tij. Ai më dëgjoi me

vëmendje, pa i shkëputur sytë nga unë. Nuk më ndërpreu në

tregimin tim të çoroditur. Kur mbarova së foluri ndërsa prisja

me ankth fjalët e tij, ndjeva një çlirim në vetvete dhe më dukej

sikur isha në kushtet e mungesës së peshës. Prifti vazhdonte të

më shihte me vëmendje, më la për pak kohë në atë gjëndje dhe

foli me zë të qetë:

- Vuajtja është një provë para së cilës na vendos i Plotfuqishmi

për të parë se si jemi. Lavdi Zotit ti e ke kaluar këtë

provë, je bërë më i mirë. Shumë të paktë janë njerëzit, që vuajtja

nuk iu le pasoja. Edhe ajo pak urrejtje që ende të ndrydh shpirtin,

do të largohet me kalimin e kohës. Unë do të lutem për ty,

por edhe ti duhet t’i lutesh Zotit të të japë mundësinë e faljes.

Kur të arrish të dashurosh, do ta ndjesh veten të çliruar nga

dhimbja, urrejtja dhe dëshira për hakmarrje.

- Nuk mund të qaj atë, më janë shterur lotët. Nuk kam qarë

edhe kur babai u largua nga jeta. Dhimbja mbetet brenda meje

dhe kjo më mundon. Ndoshta e ke dëgjuar një këngë të vjetër

greke :

42

Mos u tall me mua,

Mos më ngacmo se po qaj

Jam njeri, njeri jam ......

- Jo biri im, nuk e kam dëgjuar, por them se është e ndjerë. Të

gjitha janë për njeriun: jeta dhe vdekja, gëzimi dhe hidhërimi,

shpresa dhe zhgënjimi, të qeshurit dhe të qarët, besimi dhe

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!