21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NJË NJERI

22

IV

PALI

Anna u ul në zyrën time në një tavolinë që e sollën enkas

për atë. Biseduam gjatë për punën, problemet, pengesat

burokratike dhe njerëzore të nënpunësve të të gjitha rangjeve. U

përpoqa të flisja shkurt dhe qartë pa u munduar të mburresha,

por edhe pa fshehur asgjë. Kur shihja që nuk kuptonte diçka

kthehesha nga e para deri sa ta sqaroja me detaje problemin.

Anna më falënderonte vazhdimisht, për çdo vogëlsi që i

shpjegoja. Mbas dy javësh më thirri në zyrë zoti Forbes dhe më

informoi se të tri punonjëset kishin ardhur të emëruara nga

qendra si përgjegjëse sektorësh. Afati dyjavor nuk ishte vetëm

për tu njohur me gjendjen, por edhe për të kontrolluar punën e

deritashme të degës shqiptare të fondacionit. Më falënderoi për

punën e sektorit tim si dhe për gatishmërinë time për t’i treguar

Annas çdo problem.

- Unë bëra vetëm detyrën, - i thashe i kënaqur nga toni i tij i

bisedës dhe e falendërova.

- S’ke pse më falënderon mua, - tha zoti Forbes, - unë po të

shpreh mirënjohjen time, sepse puna juaj më nderon ose më

turpëron. Në sektorët e tjerë kanë dalë disa probleme, për të

cilat do të detyrohemi të marrim masat e duhura.

Kur hyra në zyrë Anna më pyeti me kureshtje të hapur:

- Përse të thiri drejtori?

- Oh, mos luaj me mua shefe, - i fola si i mërzitur, - ju e dini më

mirë përse. Apo jo zonjusha Hobson?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!