21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NJË NJERI

pas kësaj vazhdonte të sillej njëlloj me mua, vazhdoi me shakatë

dhe ngacmimet tepër fine. Ai sillej sikur të isha një vajzë e vogël

dhe e llastuar, sepse nuk e dinte se ndryshimi i moshës sonë

ishte vetëm disa vjet.

Më pëlqeu që kur e pashë për herë të parë, sidomos kur u

trondit nga emri im. Kur e pyeta pse, e kaloi shpejt hutimin. Fola

me nënën në telefon dhe i tregova se më ra rasti të punoja në

zyrë me zotin Pali Sina që ishte rotarian. Nëna u kënaq dhe më

tha se në se kisha ndonjë nevojë mund të mbështetesha tek ai

dhe t’i tregoja se edhe ajo ishte rotariane. Veçanërisht më

porositi që të mos i bëja keq, megjithëse e njihte natyrën time.

E dija nga C.V. - ja e tij që ishte beqar dhe u çudita se si një

zotëri aq i pashëm nuk ishte martuar, kur shihja se në këtë vënd

kishte shumë pak burra të pa martuar në atë moshë. Fillimisht

mendova se do të ishte aventurier, por këtë mendim e hoqa kur

pashë se sa qetë sillej me një kolege pune, që mundohej ta

joshte. Kurioziteti më shtynte ta pyesja më gjatë rreth jetës së tij,

por ai i bishtnoi disa herë me shumë finesë bisedave të këtij lloji,

kështu që nuk më vinte mirë të tregohesha e pasjellëshme.

Kur më ftoi për darkë vendosa të luaja. Më vonë e shava

veten për këtë sjellje, por shigjeta kishte dalë tashmë nga harku

dhe nuk kisha mundësi ta ktheja pas, kështu që vendosa ta luaja

deri në fund lojën. Në fund të fundit unë jam grua dhe kurioziteti

për ta njohur më mirë atë sfinks, që sillej njëlloj me të gjitha

koleget e punës më bëri të mendoj, se meqë i kisha bërë një

nder, kisha të drejtë më shumë se kushdo të mësoja për jetën e

tij. Kurioziteti ishte më i fortë se mirësjellja, prandaj vendosa ta

provoja deri në fund, por pa i kaluar caqet.

30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!