21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NJË NJERI

- Ti duhet të më falësh Pali. Sikur të kisha ndjekur zemrën

dhe jo mendjen sot do të ishte ndryshe për të dy.

- Miq, - tha Pali. U zgjat mbi tavolinë dhe më puthi lehtë në

faqe, duke u larguar pa pritur përgjigjen time.

- Mos të mërzita me historinë që po të tregoj, - tha me një ton

shumë të qetë.

Megjithëse e njihja mirë më bëri përshtypje të thellë sjellja e

tij. Nuk arrita ta kuptoj asnjëherë vetëpërmbajtjen e tij, thellësinë

e mendimit për të mos e fyer bashkëbiseduesin, duke marrë

përsipër gabimet e të tjerëve. Kështu po sillej sot edhe me mua,

po më kërkon të falur për gabimet e mia, të cilat m’i kishte

përsëritur sa e sa herë. Për më shumë u habita me veten, për

kërkesën time, të paimagjinueshme më parë. Vërtet, kisha patur

dëshirë të bëja dashuri me Palin, dëshirë që shpesh herë më

kishte krijuar shqetësime nervore me mjaft probleme, por

asnjëherë nuk kisha menduar se do të propozoja unë e para dhe

ai do refuzonte.

- Jo Pali, nuk më mërzite, përkundrazi ke vepruar shumë mirë

që më thirre.

- Atëhere po vazhdoj.

Fytyra i mori një pamje serioze, njëlloj si kur kishte shumë

punë dhe nuk donte ta shqetësonin. Sytë e mëdhenj ngjyrë kafe i

shkëlqenin mbrapa syzeve. Dukej që ishte i lumtur, megjithëse

përpiqej ta fshihte për të mos më fyer. U ndjeva e kënaqur me

lumturinë e tij, paçka se këtë lumturi nuk ja dhashë unë, por një

tjetër. Nuk kisha asnjë ndjenjë xhelozie për adashen time të

panjohur, por që kisha shumë dëshirë ta takoja.

- Hiqi syzet, - i thashë, - të të shoh më mirë sytë.

32

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!