21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NJË NJERI

pasdite e përfundova punën duke ju ngrënë kolegëve ditën e

tyre të pushimit.

Të diel u ngrita herët per tu kthyer në Tiranë. Kisha hasur në

malet e Sharrit, ndanë rrugës një fshat me popullsi serbe. Shumë

herë kisha dashur të ndaloja për të vizituar një kishë të vjetër.

Ishte e diel, kisha ishte e hapur, kohë kisha plot, prandaj ndalova

makinën nën hijen e një lisi të stërmadh me një zgavër të gjërë

në trupin e tij. Lisi ishte pa gjethe dhe dukeshin shënjat e një

rrufeje që e kishte goditur kohë më parë. Kur zbrita nga makina,

dy ushtarakë me shënjat dalluese të KFOR-it u habitën që u

drejtova për në kishë, ku sapo kishte mbaruar mesha dhe disa

gra dhe burra të moshuar po dilnin duke biseduar. Njëri prej

ushtarakëve, një djalosh i gjatë, bjond, me lëkurë tepër të

bardhë, gati pa ngjyrë mu drejtua me mirësjellje:

- Zotëri, dokumentat ju lutem!

Nxora dokumentat të cilat i pa me kujdes dhe më pyeti:

- Ku po shkoni zotëri?

- Në kishë.

- Zotëri më falni, ju jeni kristian ortodoks?

- Po, - iu pergjigja i qetë, - por nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka

feja ime me vizitën në kishë? Nuk ka asnjë vend në botë ku nuk

lejohet hyrja në objektet e kultit dhe aq më pak të pyetet për

fenë.

- Na falni zotëri, - foli ushtaraku tjetër, - por ne kryejmë detyrën

tonë. Ngaqë ju jeni shqiptar nuk duam të kemi probleme.

Mund të kaloni.

Kisha ishte e padëmtuar nga lufta e para disa vjetëve. Ndeza

një qiri në hajatin e ftohtë, hyra brenda dhe u ula në një stol. Afër

altarit dy gra të moshuara po bisedonin me priftin. Më majtas një

grua ishte gjunjëzuar me kokën e ulur deri afër tokës. Prifti ishte

36

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!