21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NJË NJERI

- Unë nuk jam shenjt, dhe aq më shumë nuk jam Krishti.

Vazhdimisht i lutem Atij, që të më ndriçojë mendjen, për të mos

bërë gabime në detyrën time.

- Edhe asaj i takon mëshira dhe fjala e mirë, në se ka dalë nga

rruga e drejtë dhe ti je në gjëndje t’ia japësh atë. Ai uli kokën, u

mendua një çast dhe më pa drejt në sy. Sytë i ndrisnin, vështrimi

i tij kishte një forcë të tillë, sa kujtova se kisha bërë gabim që i

fola në atë mënyrë, pastaj vështrimi i tij u zbut, dhe me një ton të

qeshur tha:

- Faleminderit, shpesh edhe unë harroj ta kryej si duhet detyrën

time. Faleminderit shumë, nuk do ta harroj kurrë këtë mësim

që më dhe.

Dolëm tek dera ku bëmë një fotografi së bashku. Deri

atëhere nuk i dinim emrat e njëri tjetrit, ndaj i dhashë kartëvizitën

time dhe i kërkova të tijën për t’i dërguar fotografinë.

- Më ndihmove shumë atë, - i thashë dhe i putha doren. - Nuk

e kujtoj autorin e një poezie që thotë se ndonëse gjysma e

njerëzve dashurojnë dhe gjysma tjetër urrejnë, unë nuk po e gjej

vendin tim. Jam në dilemë. Dashuria nuk afrohet tek unë, ndërsa

nuk mund ta fut veten as tek pjesa që urren.

- Ti. . , ndoshta më ndihmove më shumë se unë ty. Lutju Zotit

dhe ai do të ta kthejë dashurinë dhe do të çlirojë nga urrejtja. Në

Ungjillin sipas Mateut 6 : 6 lexo fjalët e Krishtit:

“Kur t’i lutesh Zotit, shko në dhomën tënde, mbylle derën dhe

lutju Atit tënd, që është i padukshëm. Ai të sheh se ç’bën ti në vetmi

dhe do të të shpërblejë”.

Ishte akoma duke parë kartvizitën time. Kishte vënë një palë

syze të vogla, të rrumbullakta me skelet briri dhe veshore në

formë suste. Fytyra i mori një shprehje prej mendimtari.

46

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!