21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NJË NJERI

dëshpërimi. Duke parë ikonën e pa dëmtuar, mendja më

punonte për fjalët e priftit, ndaj iu drejtova:

- Besoj se e ke lexuar romanin e Duma - it, Konti i Monte

Kristos? Ky roman mbaron me togfjalëshin: “Prisni dhe

Shpresoni“.

- Sigurisht e kam lexuar në rini, - tha prifti duke vënë buzën

në gaz, - nuk e mbaj mend këtë që po më thua ti, por ai roman

nuk është libri i dashurisë, ai përshkruhet i gjithi nga fryma e

urrejtjes dhe e hakmarrjes, konkluzionet e tij nuk janë të sakta.

Me sa më kujtohet kur konti përfundoi hakmarrjen nuk u kënaq

nga kjo, por u zhgënjye, megjithëse i ndihmoi shumë ata që e

kishin dashur.

Shkrimet e Shenjta, Bibla, Dhjata apo Testamenti është libri i

dashurisë. Ky nuk është një libër i zakonshëm. Sa herë ta lexosh

aq më shumë mëson prej tij. Çdo lexim të jep kuptimin që të

duhet ty, në varësi të gjendjes shpirtërore dhe nevojës që ke për

të dëgjuar fjalën e Zotit. Ai të jep rrugën që duhet të ndjekësh. Si

të thashë më parë, Zoti në fillim i fali njeriut Diturinë. Kjo thuhet

në Librin e Mbreterve 3 : 12. Kur zoti e pyeti Solomonin se çfarë

kërkonte si shpërblim për besnikërinë e tij, Solomoni nuk kërkoi

pasuri, forcë apo madhështi, por vetëm dituri. Zoti i tha:

“Do të ta plotësoj dëshirën tënde dhe do të të jap aq shumë

urtësi (dituri) sa askush nuk do të matet me ty, as para teje as pas

teje“.

Kështu njeriu mori diturinë. Zoti pa, se dituria nuk i mjaftonte

njeriut për ta çliruar nga mijëra dyshime të grumbulluara në

mendjen e tij të çoroditur dhe i fali besën, jo në kuptimin folklorik

tuajin dhe tonin, por besimin tek Zoti, pa të cilin njeriut

nuk mund t’i hapeshin portat e diturisë. Por njeriu i paduruar,

kërkonte që çdo gjë ta merrte shpejt dhe filloi të zhgënjehej nga

44

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!