21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NJË NJERI

korrigjuar hartimet mbeti e befasuar nga njëri prej tyre, thirri

babain dhe filloi të lexonte me zë të lartë. Unë dhe Lili lamë

mësimet dhe po dëgjonim të shushatura. Kur përfundoi mamaja,

babai ngriti kokën dhe pyeti:

- Kush e ka shkruar këtë hartim?

- Pali Sina quhet, ka ardhur këtë vit nga Tirana. Nuk i ka prindërit

dhe tani banon me dajën e tij, Dhimitër S. Ti e ke shok të

vjetër Dhimitrin.

- Po - tha babai, - e kam njohur të atin dhe të ëmën, Simon dhe

Lida Sinën. Lida vdiq në lindje rreth dhjetë vjet më parë bashkë

me fëmijën. Simoni nuk u martua më dhe e rriti vetë djalin. Ishte

një nga arkitektët më të aftë të vëndit. Disa vjet më parë dëgjova

se e vranë në tentative për tu arratisur jashtë vendit.

-Si mund të arratisej dhe djalin e vetëm ta linte këtu? - foli

mamaja.

- Nuk më ka bindur asnjë fjalë nga ato që u përhapën në atë

kohë. Kur binte biseda për këtë ndodhi të gjithë flisnin

absurditete. Dhimitri më tha versionin zyrtar, pra tentativë

arratisje dhe se djalin nuk e lejuan ta merrte në shtëpi, por e

futën në jetimoren e Tiranës. Nuk donte të fliste më për këtë dhe

nuk ma ka zënë në gojë më vonë. Si është në pamje ky djalë?

- I gjatë, i hollë, shumë i hollë, por nuk është i dobët se e kam

parë të luajë basketboll shumë mirë.

- Po në lëndët e tjera si është? - pyeti përsëri babai.

- Nuk e di, - tha mamaja, - një muaj ka që ka filluar shkolla dhe

nuk janë bërë biseda në sallën e mësuesve.

- Më intrigoi shumë kjo bisedë, - tha babai mendueshëm, - të

lutem kujdesu për këtë djalë.

Kjo ishte e para herë që dëgjova të flitej për Palin.

- Hej, humbe, - dëgjova zërin e Lilit, - pije kafenë se u ftoh.

12

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!