21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NJË NJERI

kishin. Vinin të dy të më shihnin sa herë që daja kishte punë në

Institutet e Projektimit. Më sillnin plot ushqime të cilat i ndaja

me shokët e dhomës, disa prej të cilëve nuk kishin asnjë të

afërm. Nuk më flisnin asgjë për babanë. Edhe unë nuk i pyesja. E

vetmja fjalë që dëgjoja kur largoheshin ishte për mësimet dhe

sjelljen time.

- Mos e zhgënje kujtimin e babait dhe familjes, - më thoshte

daja kur largohej. U rrita shpejt, ndoshta edhe nga aktivizimi në

basketboll pa shtuar asnjë kile, por çuditërisht pa u sëmurur. Ato

vite kishin një dhimbje dhe vuajtje kaq të madhe, sa ishte habi që

nuk u çmenda. Vetëm solidariteti midis jetimëve, them se më

mbajti në jetë. Me mësime isha më i miri i shkollës, fitova dy

konkurse kombëtare në fizikë dhe histori, por fotografia ime nuk

u vendos asnjëherë në tabelën e nderit. Mësuesi që ishte kujdestar

i klasës sime më shihte herë pas here në sy, me një pamje

që mua më dukej si keqardhje. Më vinte shumë inat nga kjo

gjendje. Nuk kisha nevojë për keqardhje, por për të vërtetën që

nuk ma tregonte askush. Më dukej vetja i rritur për të mësuar të

vërtetën, por si? Vetëm daja më përsëriste gjithmonë:

- Mos u trishto, mos e lësho veten, e vërteta vonon, por nuk

harron. - Mblidhja supet, largohesha me mërzi dhe duhej të

kalonin dy ditë që të kthehesha në gjendje normale. Kështu

kaluan afro katër vjet të tetëvjeçares. Kur daja u transferua në

qytetin e tij (tuaj) dhe filloi të vinte më rrallë për të më takuar,

fillova ta ndjej më shumë vetminë.

- Kaq bukur je veshur për të më pritur mua, - më ndërpreu

Ana.

- Jo, pra erdha në Tiranë. Nga puna që kisha hoqa dorë

përfundimisht. Kjo nuk ishte ndonjë gjë e vështirë për mua, që

kisha ndërruar gjithë ato profesione. Pas disa ditësh u takova me

16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!