21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NJË NJERI

- Me origjinë nga Korça, - ju përgjigja me dialektin e bullgarishtes,

që flitet në Prespë.

-Flet greqisht? - më pyeti.

-Po atë.

- Sa mirë, - tha, - do të shkëmbej disa fjalë me ty, mbasi kemi

dy vjet që nuk shohim njeri të huaj në fshat, përveç ushtarëve të

KFOR-it që na ruajnë. Kjo kishë e Shën Nikollës, është e vetmja

që shpëtoi pa u djegur në të dy fshatrat serbe ku shërbej unë, në

të tjerat kanë mbetur vetëm muret.

- Si ndodhi? - e pyeta kureshtar.

- E mbrojta unë, - tha me krenari. - E kisha vendosur të flijohesha

tek dera e kishës për të mos e parë të shkatërruar. Ai që

udhëhiqte shqiptarët që erdhën për ta djegur, ishte i biri i një

mikut tim të vjetër, që kishte ndërruar jetë disa vite më parë.

- Ju i thatë ndonjë fjalë?

- Nuk fola asnjë fjalë, - tha prifti. - Kur Masari, kështu quhet

djali i mikut tim, më pa tek dera e kishës i ndaloi pasonjësit e tij

me dorë, u afrua dhe më përqafoi. Nuk folëm asnjë fjalë derisa

ndjemë lotët e njëri tjetrit në faqe. Ai ndoshta u prek që e lëshoi

veten, më shtrëngoi fort, u kthye me shpejtësi dhe u largua. U

fala dhe falënderova Zotin për këtë mrekulli. Urrejtja në atë kohë

i kishte kaluar të gjitha caqet. Ishte një çmenduri kolektive, kush

të prishte dhe të shkatëronte më shumë, sidomos objekte kulti.

- Kush e filloi i pari? - e ndërpreva pa takt. Doja të dëgjoja

edhe versionin serb të ngjarjeve të atyre viteve të mbrapshta. E

dija se ishin paramilitarët serbë ata që filluan të parët shkatërrimet

e objekteve fetare të besimit islam.

Prifti më pa drejt në sy. Kur ndjeu se pyetja ime nuk kishte

qëllim të keq, foli me një zë të humbur:

38

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!