21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NJË NJERI

takuam drejtorin raportuam me radhë. Ai na kërkoi kopjet e

raporteve tona, na uroi një fundjavë të bukur dhe tha se të

martën do të bënim konkluzionet.

Mbledhja e përgjithshme u zhvillua me pjesëmarjen e të

gjithë punonjësve nga rrethet e vendit, Kosova dhe Shkupi.

Mbledhjen e hapi zoti Forbes i cili bëri një ekspoze të gjithë

veprimtarisë së degës shqiptare të fondacionit. Më pas

përgjegjësit e sektorëve iu përgjigjën pyetjeve të zotit Shulc. Unë

fola i fundit, sepse sektori im ishte hapur më vonë. Ndryshe nga

sektorët e tjerë në pyetjet për mua nuk ndihej asnjë shënjë

presioni apo dykuptimi. Kjo më qetësoi sepse kisha filluar ta

doja këtë punë dhe nuk mendoja të largohesha. E dija që nuk do

të isha më përgjegjës sektori, por kjo nuk prishte asgjë, veç

zvogëlimit të rrogës, prandaj përgjigjet e mia nuk kishin

nervozizëm apo pakënaqësi.

Zoti Shulc dëgjonte me vëmendje, pa bërë komente apo

pyetje shtesë. Anna, që ishte ulur karshi meje dëgjonte e

përqendruar dhe më jepte shënja miratimi dhe kuraje. Më vinte

të qeshja por, nuk ishte as koha dhe as vendi, aq më shumë, që

isha i bindur që kisha bërë më të mirën që mund të bëja në një

fushë krejt të re për mua dhe pa asnjë trainim paraprak. Në fund

bëra një kërkesë, të cilën nuk e kisha shkruar në raport. Kërkova

që për punonjësit e sektorit tim, ishte i nevojshëm një trainim

për të parë eksperienca të ngjashme.

Konkluzionet i bëri zoti Shulc. Ai foli shkurt, pa prekur

detaje, por duke kapur problemet thelbësore dhe treguar

mënyrat për të ecur më mirë në të ardhmen. Pas kësaj njoftoi se

përgjegjësi i sektorit të parë (financa), shkarkohej nga detyra

dhe ndërpriste marrdhëniet me fondacionin, përgjegjësja e

sektorit të dytë, zonja Elsa Lula shkarkohej nga detyra dhe

24

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!