22.11.2014 Views

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Kimia 7-8-9”

në praktikë të aftësive, nxjerrjen e përfundimeve dhe përgjithësime si dhe

përdorimin e tyre në funksion të rrethanave. Këtu bëjnë pjesë: vrojtimi,

ekskursioni, hulumtimi, zgjidhja e problemit, projekti kërkimor etj.

Shpjegimi, një metodë me në qendër veprimtarinë e mësuesit

Shpjegimi përfaqëson një metodë mësimdhënie, që synon sqarimin e koncepteve,

të ideve, marrëdhënieve të ndryshme, sqarimin dhe paraqitjen me hollësi të diçkaje,

duke e shoqëruar me argumentimin e mendimeve të shprehura.

Shpjegimi mund të përdoret me sukses në të gjitha veprimtaritë ku synohet të

kuptuarit e thelbit, të shkakut dhe si rrjedhojë ai ndihmon në formimin e koncepteve të

qarta e të qëndrueshme.

Kjo metodë është parë si pronë e mësuesve, por sot tentohet gjithnjë e më shumë

në tërheqjen e nxënësve gjatë shpjegimit. Ky ndryshim i ndihmon nxënësit, por edhe

mësuesit, të organizojnë një shpjegim aktiv, bashkëkohor dhe të motivuar.

Shpjegimi, si metodë, përdoret në rastin e temave që kërkojnë zbërthim dukurish

apo sqarim ligjësish, dhe këtu në qendër është pa diskutim fjala e mësuesit.

Disa nga rastet kur shpjegimi është i nevojshëm:

• kur përmbajtja e mësimit nuk mund të njihet nga nxënësit në mënyrë tjetër;

• kur mungojnë mjetet e përshtatshme për t’i njohur nxënësit me materialin

mësimor;

• kur mësuesi ndien nevojën që të ngjallë emocione te nxënësit nëpërmjet

fjalës së gjallë;

• kur është i nevojshëm interpretimi i përmbajtjes;

• kur shfrytëzimi racional i kohës është domosdoshmëri.

14

Gjatë shpjegimit duhen mbajtur parasysh tre faktorë:

Shpjeguesi, por edhe nxënësit, duhet të ndihmojnë në shpjegim nëpërmjet përgjigjeve

të pyetjeve: ç’është?, si është?, pse është?.

Për shembull: Ç’është moli? Si është i ndërtuar atomi? Pse ndotet mjedisi nga

industria kimike? Ç’është seria homologe? Ç’janë izomeret?

Shpjegimi na ndihmon për të kuptuar:

Konceptet

- duke përfshirë koncepte të reja, si moli: barazimi

kimik, simboli, formula kimike etj.

Lidhjet shkak-pasojë - si djegia e metaleve në ajër lidhet me formimin e

oksideve, kombinimi i elementeve kimike nëpërmjet

lidhjeve kimike, jep një përbërje të re kimike etj.

Procedurat - rregullat, kërkesat - si peshohet, si duhet të mbrohemi nga acidet

dhe bazat gjatë përdorimit të tyre në laborator etj.

Qëllimin dhe objektivat - çfarë parashikojmë që të arrijmë në fund të

eksperimentit, çfarë do të sjellë një reaksion bashkimi etj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!